E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qyteti Studenti rritet tarifa e strehimit 40 mije leke dhoma

Shtohet numri i studenteve qe preferojne te jetojne ne shtepi me qira. Djemte vendosin te zgjedhin komoditetin perballe cmimit

Tarifa e strehimit ne Qytetin e Studentit per kete vit eshte rritur me 5 mije leke. Drejtori i ketij qyteti Bujar Brovina ka vendosur qe sivjet pagesa per strehim te jete 40 mije leke nga 35 mije qe ishte nje vit me pare. Pervec percaktimit te tarifes se strehimit Drejtoria e Qytetit Studenti ka detajuar edhe procedurat qe do te ndiqen nga studentet per tu regjistruar ne bujtinat perkatese dokumentet qe kerkohen si dhe kapacitetet. Kete vit te ri akademik ne bujtina priten te akomodohen rreth 6500 studente nderkohe qe premtohet qe strehimi i studenteve ne dhoma te behet duke iu ofruar kushte te favorshme higjieno-sanitare ne cdo kohe.

Dokumentacioni

Per tu regjistruar ne bujtina per vitin akademik 2010-2011 studenteve do tu kerkohet certifikate me fotografi e periudhes korrikndashtetor 2010 ose fotokopje e kartes se identitetit e shoqeruar me fotografi dhe e noterizuar tri fotografi vertetimin nga fakulteti perkates ku vazhdojne studimet i cili duhet te jete i vulosur jo fotokopje. Per te perfituar sherbime mjekesore falas sipas drejtorit studentet duhet te sjellin prane qendres shendetesore te Qytetit Studenti kartelen mjekesore mandatpagesen urdher-regjistrimin nga inspektoret regjistrues te cilet jane te vendosur prane cdo bujtine. Me perjashtim te studenteve te viteve te tjera ata te vitit te pare do e bejne pagesen e strehimit prane bujtinave ne momentin e regjistrimit. Ndersa studentet e viteve II-VI te cilet jane te shpallur ne liste-pasaporta sipas bujtinave perkatese te planifikuar per vitin akademik 2010-2011 e bejne pagesen per strehim ne banke.

Zgjidhja

Kete vit drejtuesit e Qytetit Studenti kane gjetur nje zgjidhje ideale per te shmangur radhet e gjata si pasoje edhe ankesat e studenteve. Per te dytin vit radhazi Qyteti Studenti ka nje faqe ne websitin e vet ku jane te afishuar te gjithe emrat e studenteve numri perkates i dhomes dhe i godines. Ju duhet vetem te klikoni per te gjetur te gjitha te dhenat per dhomen dhe godinen ku do te strehoheni per vitin akademik 2010-2011. Kerkesat ne rritje per strehim te studenteve vajza kane bere qe Drejtoria e QS-se ti ktheje bujtinat per djem me Nr. 20-21 ne bujtina per vajza te vitit te pare si dhe per strehimin e atyre qe gjate vitit akademik 2009-2010 kane qene te strehuara ne bujtinen Nr. 16. Ndersa studentet djem te cilet ne vitin akademik 2009-2010 kane qene te strehuar ne bujtinat Nr. 20-21 jane planifikuar te kalojne ne bujtinen Nr. 22-23 e cila i eshte nenshtruar nje rikonstruksioni te plote per tu krijuar studenteve kushte me te mira. Nderkaq bujtina Nr. 16 do te kthehet per strehimin e djemve te vitit te pare per vitin akademik 2010-2011.

Drejtoria e QS-se ben me dije se ne te gjitha bujtinat do te kete salla studimi ne dhomat e strehimit jane vendosur lavamane pasqyra dhe jane shtuar dushet ne katet e bujtinave. 6500 studente do te akomodohen vitin e ri akademik ne Qytetin Studenti nderkohe qe disa bujtina djemsh jane kthyer ne bujtina vajzash dhe e kunderta. 40 mije leke eshte pagesa per strehim qe duhet te paguajne studentet per te siguruar nje dhome ne Qytetin Studenti nga 35 mije qe ishte nje vit me pare.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›