E Diel, 1 Nëntor 2026

Bozdo Eksportet shqiptare nje rritje te ndjeshme gjate 8 muajve

Eksportet shqiptare kanë pësuar një rritje të ndjeshme gjatë tetë muajve të këtij viti, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Zëvendësministri i Ekonomisë Eno Bozdo, në një intervistë dhënë në studion e ABC News, ka thënë se rritja e eksporteve ka ardhur edhe si pasojë e përshtatjes së kërkesave të kërkesave të tregut europian. Po sot, kryeministri Berisha njoftoi në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, rritjen e eksporteve shqiptare për tetë muajt e vitit 2011, me 25 miliard lekë apo mbi 250 milionë dollarë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Kryeministri tha se rritja e eksporteve është një lajm pozitiv, si një tregues i dinamizmit të ekonomisë, konkurrueshmërisë, rritjes së investimeve dhe punësimit në vend, por njëherësh është edhe detyrues për qëndrimet më transparente e më pak burokratike ndaj biznesit. Në funksion të kësaj, Kryeministri konsideroi të rëndësishëm ndërtimin e portalit shqiptar të transparencës në marrëdhëniet e administratës me biznesin, një projekt i Ministrisë për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit dhe Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. “Tani është koha, - tha Kryeministri - që ne të ndërtojmë me shpejtësi portalin zyrtar të vendit, në të cilin çdo biznesmen, njëlloj si në pasqyrë, të mund të ndjekë të gjithë udhën e dokumentit të tij, të monitorojë rrugën, stacionet, vendimet që merren mbi dokumentin e tij.”

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›