Rrezikojne licencen probleme me 55 subjekte minerare
55 subjekte që operojnë në nxjerrjen e mineraleve rrezikojnë të humbasin të drejtën për shfrytëzim që u ka dhënë ministria e Ekonomisë. Kontrollet e herëpashershme kanë nxjerrë në pah që këto subjekte nuk po plotësojnë detyrimet ligjore dhe kontraktuale që kanë.
Inspektorët e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore kanë kontrolluar gjatë javëve të fundit dhjetra subjekte dhe ka rezultuar se një numër i caktuar që janë të pajisura me leje minerare nuk kanë punuar dhe nuk punojnë. Veç kësaj shkelje që është më e rënda, subjektet nuk kanë paraqitur programin vjetor të aktivitetit për vitin 2011, si dhe për vitet paraardhëse. Pas këtyre kontrolleve, vetë ministri i Ekonomisë, Nasip Naço ka urdhëruar nisjen e procedurave për revokimin e lejeve minerare për 55 shoqëri.
Këto subjekte tashmë janë njoftuar për nisjen e procedurave për revokimin e lejeve dhe u është lënë afat 30 ditor për të vepruar. Do të jetë minsitri, i cili pas këtij afati do të vendosë për heqjen përfundimtare të lejeve minerare. Ky veprim nuk është i pari kundër subjekteve që kanë shkelur kontratat përkatëse dhe ligjet. Vetëm para disa ditësh pati pezullim të lejeve në tregtinë me shumicë të hidrokarbureve, ndërsa para disa javësh u vendosën masa ndëshkimore për kompanitë koncesionare në sektorin hidroenergjetik.
Florian Papadhimitri