E Diel, 1 Nëntor 2026

Mcllwham: Përmirësimi i klimës së biznesit, sjell investitorët

Për tërhequr investitorët, ka shumë rëndësi përmirësimi i klimës së biznesit, lufta ndaj korrupsionit si dhe zbatimi i standarteve të BE-së. Ambasadorja britanike Fiona Mcllwham e deklaroi këtë në promivimin e një broshure me informacione për biznesin britanik. Me anë të këtij botimi, biznesi britanik tashmë do të pajiset me më tepër informacion në lidhje me mundësitë për të investuar në Shqipëri,Kosovë dhe Maqedoni.
 

“Për të terhequr investitorët ka rendesi te zbatohen standardet e BE-së, duke përmirësuar mjedisin e biznesit, lehtësuar dhe përmirësuar parashikueshmërinë e kuadrit rregullator, duke luftuar korrupsionin dhe përmirësuar transparencën. Raporti i Komisionit Europian, muajin e ardhshëm do të analizojë progresin e arritur. Por, një matës më i mirë i suksesit do të jetë rritja e investimeve britanike dhe biznesit dypalësh me Shqipërinë. Botimi i kësaj broshure është një interesim i ambasadës Britanike për të zhvilluar investimet në Shqipëri, Kosovë dhe në Maqedoni”, u shpreh ajo.
 

Në këtë promovim, merrnin pjesë dhe një sërë zyrtarësh të ministrive të linjës, midis të cilëve edhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›