Ulet kerkesa bien blerjet ne tregun imobiliar

Kriza ekonomike, mungesa e likuiditetit por dhe vlerësimi i euroës janë ndër faktorët kryesorë që sollën ulje të dukshme të kërkesës në tregun imobiliar. Për Albanian Screen, një prej personave që ka studiuar tendencat e viteve të fundit thotë se kërkesa për blerje po njeh vetëm ulje. Fatmirësisht rënia e blerjeve është kompensuar me rritje në pjesë të tjera të tregut imobiliar.
"Konstatohet që ka një ulje të numrit të transaksioneve në rezidenca dhe kjo ulje krahasuar me 2010 dhe 2009 ka qenë rreth 18 për qind e kërkesës. Por nga ana tjetër ka një balancim përsa i përket rritjes së kërkesës për qera. Ka patur një rritje nga 2008 që shkonte me 7-8 për qind në vit, si rezultat i mungesës së likuiditetit në treg, forcimi i kushteve të kredisë, rënia e remitancave nga emigrantët, kanë bërë që njerëzit që nuk kanë mundësi të blejnë të drejtohen drejt qirasë", tha Gjin Biba, ekspert pronash të paluajtshme.
Shqipëria vijon të ketë çmime të favorshme për pronat e paluajtshme, çka ka ngjallur interesin e investitorëve të huaj. Trojet në zonat turistike bregdetare janë më të kërkuarat.
"Shqipëria duke qenë se nga pikëpamja politike, ekonomike po shkon në proces zhvillimi po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e investitorëve, sidomos të vendeve nordike, ku kanë nevojë për të patur akses në Mesdhe. Pjesa turistike ku ka potencialin më të madh të zhvillimit turisitik të vendit është më e lirë se sa rajoni, ku jemi 20-30 për qind më i ulët. Ky është një faktor shumë pozitiv", vijoi Biba.
Përsa i përket tregut të trojeve në vend, ka shumë të interesuar për të blerë sipërfaqe të mëdha me mbi 30 hektarë. Kjo, kryesisht për ndërtimin e komplekseve të mëdha turistike. Nga ana tjetër, njohësit e tregut të pasurive të paluajstshme thonë se janë optimistë për vitet e ardhshme. Varësisht krizës aktuale, interesi për troje dhe godina do të jetë në rritje.
Florian Papadhimitri