E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bozdo: Rama po hedh baltë mbi projektet energjetike

“Jam këtu për të treguar të vërtetën mbi Parkun Energjetik të Porto-Romanos, masterplani i të cilit u miratua në mbledhjen e fundit të KRRTRSH. Dje kryetari i Partisë Socialiste njëherazi dhe Kryetari Bashkisë së Tiranës,  Edi Rama, në një prononcim të tij publik e sulmoi këtë projekt nëpërmjet argumentave të gënjeshtërta, me anë të një gjuhe manipuluese, në një përpjekje qesharake për të shmangur vëmendjen e opinionit publik nga humbja e tij në zgjedhje dhe e partisë që ai ende kryeson"-tha Bozdo gjatë një konference për shtypin nga ambientet e METE-s.

Në këtë konteks, vijoi Bozdo, kemi detyrimin publik për të qartësuar qëndrimin tonë në lidhje me projektin për ngritjen e parkut energjetik i cili daton në vitin 2003, pra është një projekt të cilin METE e ka marrë dhe zhvilluar në bazë të problematikës dhe zhvillimit të sektorit energjetik.

 "Në të gjitha vendet e BE-së,- theksoi ai,- sot ka parqe energjetike të cilat bazohen në shfrytëzimin e karbonit, me përjashtim të Shqipërisë." Por nënvizoi Bozdo, edhe në se do të ketë një TEC për tu ndërtuar në këtë park, ju sigurojmë se ai do të ndërtohet brënda të gjitha parametrave mjedisore që kërkon BE, dhe që aplikohen sot nga të gjithë fqinjët tanë si Italia, Greqia etj. Ai vuri në dukje se, miratimi i një masterplani e bën transparent të gjithë procesin e ndërtimit të parkut, e bën të prekshme dhe te verifikueshme për qytetaret.

"Por,- tha Bozdo,- më lejoni t`i kujtoj z.Rama se Tirana ka 9 vjet pa një masterplan, dhe se ndërtimet e diktuara nga klani i tij e kanë betonizuar kryeqytetin, i kanë hequr atij mijera m2 gjelberim, e kanë rritur ndotjen dhe e reduktuar ndjeshëm cilësinë e jetës në Tiranë."  "Efekti i ndërtimit të një TEC-i, është një kontribues i paperfillshëm në krahasim me masakrën urbane, të pakthyeshme, me të cilën është përballur Tirana. Dhe per kete, pergjegjesi i vetëm është Edi Rama", tha Bozdo.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›