E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kadirov hedh poshtë akuzat për vrasjen e aktivistes

Një zëdhënës i zotit Kadyrov tha se presidenti ka premtuar të gjejë vrasësit e saj.

Grupi rus për të drejtat e njeriut, Memorial, që kishte punësuar zonjën Estemirova, thotë se zoti Kadyrov ose bashkëpunëtorët e tij të afërt, ishin prapa vrasjes së saj.

Trupi i zonjës Estemirova u gjet me plagë nga plumbat pasi ishte rrëmbyer jashtë shtëpisë së saj në kryeqytetin çeçen, Grozni.

Zëdhënësi i zotit Kadyrov i ka hedhur poshtë akuzat duke i quajtur ato të pabaza.

Problemi çeçen

Kjo vrasje është dënuar ashpër nga presidenti rus Dmitry Medvedev, si edhe një nga një kor i organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe zyrtarë evropianë.

Por është vetëm një pjesë e një tendence të dokumentuar abuzimesh të vazhdueshme në Çeçeni.

Politika e Moskës në vitet e fundit, ka patur si qëllim transferimin e përgjegjësisë për sigurinë tek zoti Kadyrov dhe milicia e tij private.

Ata ishin zgjedhur për besnikërinë e tyre ndaj Moskës.

Është një regjim i një pushteti vetjak absolut, që forcohet në mënyrë të egër, për të cilin aktivistët për të drejtat e njeriut thonë se përdor rrëmbimet, torturën dhe ndonjëherë edhe ekzekutimet.

Kjo ka sjellë një paqe relative në Çeçeni, duke dobësuar rebelët dhe familjet e mbështetësit e tyre, që dikur luftuan për pavarësinë nga Rusia.

Kundërshtarët e zotit Kadyrov janë sulmuar në Moskë dhe qytete të tjera të Rusisë, në Vjenë dhe në Lindjen e Mesme. T

Ato kanë minuar premtimin e shpeshtë të Moskës për të rivendosur sundimin e ligjit në Çeçeni.

Kjo ndoshta është arsyeja përse Ramazan Kadyrov ka thënë, që për vdekjen e Natalia Estemirovës do të merret hak përmes atyre që i quajti "metoda tradicionale çeçene".

Duke iu referuar historisë së fundit, ka pak dyshim që kjo do të thotë vdekje për të dyshuar real apo imagjinar.

///BBC-Start///

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›