E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bozdo Shtyrja e statusit asnje kosto financiare per Shqiperine

Refuzimi i statusit të vendit kandidat nuk ka asnjë kosto ekonomike persë i përket mbështetjes financiare që Bashkimi Evropian ka planifikuar për Shqipërinë.

Edhe pas këtij refuzimi, Shqipëria do marrë të njëjtën ndihmë financiare që do merrte në rast se do ishte vend kandidat.

Eno Bozdo, zv/ministër i Ekonomisë sqaron mënyrën se si ndahen fondet e Bashkimit Evropian për vendet kandidat dhe jo kandidat.

Shqipëria aktualisht përfiton ndihmë financiare nga BE-ja në dy komponentë kryesore nga 5 të tillë.

Ndërtimi i institucioneve dhe bashkëpunimi ndërkufitar; për tre komponentët si zhvillimi rajonal, ai i burimeve njerëzore dhe zhvillimi rural, që përfitojnë vendet kandidate, Bashkimi Evropian do jepte fonde vetëm për ngritje strukturash dhe kapacitetesh.

Këto struktura Shqipëria i ka ngritur me ndihmën e të tjerë donatorëve.

Ndihma e vërtetë që BE-ja do i jepte Shqipërisë do ishte pasi vendi ynë të ishte anëtar me të drejta të plota në BE.

Bozdo jep shembuj konkretë edhe për vendet e rajonit që e kanë marrë statusin e vendit kandidat.

Shqipëria ka nënshkruar një plan mbështetje financiare me Bashkimin Evropian deri në fund të vitit 2013 për fondet që do marrë.

Sipas Bozdos, edhe në qoftë se Shqipëria do marrë statusin kandidat vitin e ardhshëm, shuma financiare që do përfitojë nga Bashkimi Evropian do jetë e njëjtë por thjesht do ndahet në 5 komponentë, nga 2 që ndaheshin para marrjes së statusit.

 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›