E Diel, 1 Nëntor 2026

Heqja e 60 taksave bizneset e Tiranes Do te shtohet besimi te Bashkia

Vendimi i Këshillit Bashkiak, për heqjen e 60 taksave pritet të lehtësojë peshën fiskale mbi qytetarët dhe bizneset e kryeqytetit.

Sipas përfaqësuesve të bizneseve, një nismë e tillë do të shtojë gjithashtu besimin e bizneseve të Tiranës tek Bashkia.

Taksat që rëndonin më tepër bizneset, ishin veçanërisht taksa e pastrimit dhe taksa e tabelës.

Një premtim i mbajtur që konfirmoi integritetin e kryebashkiakut të ri, do të ketë një ndikim të madh për xhepat e qytetarëve si dhe për bizneset e kryeqytetit.

Përfaqësuesit e bizneseve vlerësojnë se një vendim i tillë do të lehtësojë sipërmarrësit, do të zhvillojë aktivitetet e tyre dhe do të rrisin besimin tek bashkia.

Zhilla shprehet se taksa e gjelbërimit dhe ajo e tabelës ishin dy nga taksat më të shtrenjta, që peshonin mbi bizneset.

Me 29 vota, këshilli bashkiak miratoi një nga propozimet e kryetarit të baskisë, Lulzim Basha për reduktimin e taksave.

Vendimi për të zeruar të 60 taksat do të hyjë në fuqi në janar të vitit 2012.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›