Braca-Topi: Të forcohet shteti ligjor

Duke iu referuar Konferencës ndërkombëtare që po zhvillon punimet në Tiranë, Kreu i Shtetit, Topi, vlerësoi zhvillimin e aktiviteteve të rëndësishme që analizojnë çështje të rolit parësor të institucioneve kushtetuese në sistemin e ndarjes së pushteteve, të ndikimit të institucioneve ligjvënëse në forcimin e shtetit të së drejtës dhe të domosdoshmërisë së pavarësisë në të gjithë sistemin gjyqësor.
Në këtë kuadër, Topi, e vuri theksin tek “rëndësia e vullnetit dhe bashkëpunimit mes forcave politike shqiptare për të realizuar në mënyrën e duhur ligjet për Gjyqësorin, reformën në drejtësi”, duke përshkruar në të njëjtën kohë edhe hapat e rëndësishme e pozitive të arritura ndër vite, por edhe problemet e vërejtura në sistemin e drejtësisë në Shqipëri.
Presidenti Topi, njëkohësisht Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, bëri një përshkrim të përmbledhur të reformave në vend dhe theksoi se “bashkëpunimi institucional në fushën e drejtësisë, heqja e imunitetit, lufta kundër korrupsionit, zgjidhja përfundimtare e çështjes së pronave dhe rritja e profesionalizmit dhe integritetit do të kontribuojnë në konsolidimin e shtetit të së drejtës në vendin tonë”.
Në takim iu kushtuan vëmendje të veçantë ecurisë së reformës në drejtësi, në dobi të konsolidimit dhe ruajtjes së pavarësisë së institucioneve kushtetuese dhe me qëllim nxitjen e proceseve integruese të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Në këtë prizëm, Kryetari i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Sër Nikolas Braca, vlerësoi lart kontributin e rëndësishëm kushtetues të Presidentit Topi në të gjitha proceset reformuese të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.
Gjithashtu, Gjykatësi Braca paraqiti disa nga përparësitë e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila operon si pjesë e pandarë e Këshillit të Evropës, duke u ndalur veçanërisht në sfidat e reja të konsolidimit të sundimit të ligjit dhe demokracisë në vendet evropiane. Në këtë drejtim, Kreu i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut shprehu mbështetjen maksimale të institucionit ligjor që drejton, në funksion të forcimit të shtetit të së drejtës në Shqipëri, duke uruar njëkohësisht anëtarësimin sa më shpejt në strukturat evropiane. /Start/
2012-06-07 17:05