Merkel kërkon union politik

Duke folur në televizionin gjerman, ajo bëri thirrje për “më shumë Evropë” përfshi edhe një bashkim buxhetor, duke thënë se “ne kemi nevojë për një bashkim politike në radhë të parë dhe mbi të gjitha”.
“Hap pas hapi ne duhet që nga tani t’i japim më shumë Evropës, dhe ti lejojmë asaj më shumë fuqi kontrolli”.
Megjithatë, ajo u ka rezistuar thirrjeve për lëshimin e obligacioneve të përbashkëta qeveritare si Eurozonë.
Të enjten, Merkel do të mbajë një takim me kryeministrin britanik, David Kameron, i cili ka kërkuar që Eurozona me 17 shtete të shpejtojë masat për ndërtimin e një unioni buxhetor për të mbështetur bashkimin monetar që aktualisht po kalon krizë.
Këmbëngulja e Merkelit në masat shtrënguese dhe në disiplinën buxhetore ka acaruar shumë evropianë, të cilët thonë se kjo politikë po i zë frymën rritjes ekonomike dhe po sjell më shumë borxhe në vende si Greqia dhe Spanja.
Spanjës i duhet të gjejë menjëherë 80 miliardë euro për të mbështetur bankat e saj, të cilat po lëngojnë si pasojë e kredive të këqija.
Gjatë intervistës, Merkel nguli këmbë se “konsolidimi buxhetor dhe rritja ekonomike janë dy anë të së njëjtës monedhë. Pa financa solide, nuk ka rritje, porse financat solide vetëm nuk janë të mjaftueshme”.
/Start/F. Prroni/
2012-06-07 17:21