E Diel, 1 Nëntor 2026

Braçe: Armo, prokuroria të nisë hetimet për krimin ekonomik

Deputeti i PS-së Erion Braçe ka kërkuar që prokuroria të nisë hetimet, për krimin ekonomik në dëm të shtetit. Në një konferencë për shtyp Braçe ka theskuar se dëmi efektiv, në veprimtarinë ekonomiko financiare i ka ardhur shtetit nga borxhet e kompanisë ARMO, privatizuar, favorizuar si monopol, për klientin tashmë me nam të familjes që na qeveris. Sipas tij ky dëm është i barabartë me rrogat për një vit e tetë muaj të mbi 4000 naftëtarëve të Kucovës, Fierit, Ballshit të cilët kanë tre muaj pa marrë rrogat e ligjshme dhe me 237 mijë pensione mujore, të atyre njerëzve të moshës së tretë që ndjejnë më shumë se kushdo me paratë e munguara në pensionet e tyre, peshën e korrupsionit të familjes që na qeveris.
"Mjafton vetëm ky fakt që Prokuroria të nisë hetimet, të zbërthejë juridikisht mekanizmin e krimit me këtë dëm efektiv, të ndëshkojë zyrtarët e përfshirë në këtë krim penal, të kthejë paratë në arkat e shtetit" theksoi Braçe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›