E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeqyteti lëkundet nga tërmeti, nuk ka dëme

TIRANË- Tirana është lëkundur mëngjesin e sotëm nga një tërmet i fortë, që është regjistruar në orën 04.15 minuta.

Sipas të dhënave të institutit të Sizmiologjisë, tërmeti e ka pasur epiqendrën 13 kilometër në lindje të kryeqytetit, në fshatin Shkallë.

Tërmeti ka pasur magnitudë 4.5 të shkallës Rihter, ndërsa në epiqendër lëkundja ka qenë me intensitet 5-6 ballë.

Për fat nuk ka pasur raportime për dëme apo të lënduar në njerëz. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Krujë, Burrel, Dibër, Durrës e Elbasan, me intensitet më të dobët.

Sipas specialistëve janë regjistruar edhe 7 pasgoditje të tjera, më të dobëta.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›