Raporti i TIA-s Xhaçka: Korrupsioni për shkak të familjes në pushtet
Partia Socialiste ka reaguar sot ndaj raportit të TIA-s që e radhiste Shqipërinë 10 vende në indeksin e korrupsionit. Deputetja e PS-së Olta Xhaçka në një deklaratë për shtyp ka theksuar se raporti i Transparency International i publikuar dje, provon edhe njëherë, se korrupsioni për shkak të sundimit të Familjes, ka arritur përmasat e një epidemie, me pasoja dramatike për ekonominë shqiptare.
Sipas saj fakti që tanimë edhe ambasadorët e BE ndjejnë detyrimin të reagojnë duke e quajtur një lajm të keq rënien e Shqipërisë me 10 vende në indeksin e korrupsionit, është indikatori më dramatik që provon se korrupsioni i shfrenuar i Familjes në pushtet ka kaluar çdo çak.
"Fakti që ambasadorët e BE ndjejnë detyrimin t'i komunikojnë publikisht qeverisë së Familjes se adresimi i plagës së korrupsionit është "thelbësor për të çuar përpara integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian" dhe se kërkohen "urgjentisht rezultate konkrete", provon dhe njëherë se sa boshe janë pretendimet e Sali Berishës dhe oborrit të tij për mrekullirat e arritura në procesin e integrimit, ku lufta ndaj korrupsionit duhet të jetë një ndër prioritetet parësore" theksoi Xhaçka