Braçe, Berishës në veturë: Vjedhe para, vjedhe deputetë

Kryeministri Berisha dhe deputeti i PS-së, Erion Braçe, kanë shkëmbyer disa fjalë me njeri-tjetrin në rrugë e sipër, në hyrje të Parlamentit.
Braçe e sqaron vetë situatën në Facebook. "Po me pyesin shumë "ç'të tha Berisha e çfarë i the", shkruan Braçe. -
"Kujtova se ishte dëgjuar në media. Po ua them. Hapi xhamin e makinës së tij, sa tromaksi rojet dhe tha: "Ta gëzoni!" Ju ktheva e i thashë: Ngele duke vjedhur! Vjedh para, vjedh edhe deputetë. Rri në këmbë vetëm prej vjedhjeve! Vidh e vidh e të shkoi pleqëria!" Qeshi si idiot, përshëndeti me dorë sa gati ia zuri xhami që po i mbyllnin rojet dhe iku", rrëfen Braçe.
Ngacmimi i Berishës lë të kuptohet se është fjala për partinë që iu shtua koalicionit opozitar, LSI-në, duke braktisur pozitën vetëm 3 muaj para zgjedhjeve./Indeksonline/