E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fierzës po i shterohen rezervat e ujit

Reshjet që ranë në shtator, nuk ishin aq të mëdha sa për të krijuar rezerva të mjaftueshme.

Burime nga salla e komandës së hidrocentralit bëjnë të ditur se prurjet  e ujit në liqenin e Fierzës në orët e paradites së sotme janë rreth 45 metër kub ujë në sekondë.

Niveli i  liqenit të Fierzës ka arritur në  263,70 metra mbi nivelin e detit, ndërsa rrënojat e qytetit dalin në lartësinë e 262 metrave mbi nivelin e detit. Një turbinë për të punuar në kapacitet të plotë kërkon 100 metër kub ujë në sekondë.

Kapaciteti maksimal ujëmbajtës i liqenit  është rreth 3,2 miliardë metër kub ujë në nivelin e 296 metrave mbi nivelin e detit, ndërsa në të  ashtuquajturën  "pikë e vdekjes",  në nivelin 242 metra mbi nivelin e detit  kapaciteti ujëmbajtës  është vetëm rreth 1,2 miliardë metër kub ujë. /Start/  

                                                                                             2012-09-28 12:19
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›