E Diel, 1 Nëntor 2026

Braçe: Zgjedhjet të vihen në dimension legal

 “Sali Berisha manipuloi zgjedhjet e 28 Qershorit dhe për këtë, ai është sot shkaktari i kësaj krize! Sot jemi përballë një krimi të përsëritur-manipulimit të zgjedhjeve, një keqbërësi përsëritës-Sali Berishës dhe të njëjtës krizë si 13 vite më pare - asaj të pas zgjedhjeve të 26 majit 1996. Duke abuzuar ekstremisht me fjali formale të “watch dog-ut” ndërkombëtar, Sali Berisha po vë përballë kërkesave kushtetuese të opozitës së vjedhur, jo vetëm të majtë, “wild dog-un” qeveritar. PS ka qenë e qartë dhe korrekte, ka të gjithë vullnetin për të zgjidhur këtë krizë. Rezultati i zgjedhjeve të 28 qershorit nuk është në rregull!”, tha deputeti socialist Erion Braçe.

Ai tha se PS nuk ka kërkuar asnjëherë, të ndryshohen këto rezultate duke ndarë mandate të tjera, të reja në tavolinë. “Ne po kërkojmë të vëmë procesin zgjedhor nën një dimension legal-të vërtetës ligjore, përmes një instrumenti kushtetues-hetimit, në referencë të një standardi ndërkombëtar-transparencës!”, vijoi Braçe.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›