Vlorë/ Studentët e drejtësisë vijonë grevën, pritet të hyjnë edhe të letërsisë

Studentët e degës së drejtësisë së universitetit "Ismail Qemali" kanë hyrë sot në ditën e katërt të grevës së urisë. Gjendja shëndetësore e 12 studentëve sot paraqitet e rënduar, gjendje e cila u konfirmua nga një ekip mjekësh të cilët i vizituan mëngjesin e sotëm.
Studentët i kanë bërë kerkësë KE-së, OSBE—së , kryeministrit Berishës dhe ministrit të Arsimit, Tafaj që të gjejnë një zgjidhje. Ndërkohë që gjatë ditës së sotme pritet t'i shtohen grevës edhe 200 studentë të letërsisë, të cilët gjithashtu pretendojnë se i kanë diplomat e pavlefshme për tregun e punës.
Studentët e drejtësisë kanë hyrë në grevë urie pasi sipas tyre diplomat që u janë dhënë nuk përmbajnë titullin "Jurist" dhe nuk janë të vlefshme për tregun e punës.
Deri tani, asnjë nga autoritetet e larta të arsimit nuk ka shkuar të vizitojë grevistët.
Studentët kanë deklaruar se nuk do të dalin nga greva e urisë deri në momentin që Ministria e Arsimit t'u dorëzojë diplomat e reja me titullin "Jurist".