E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë/ Viktimë në rrugë, hetimet zhvillohen në pistat e vrasjes dhe overdozës

Një trup i pajetë është gjetur jo shumë larg qendrës së qytetit të Vlorës nga kalimtarë të rastit. Sipas informacioneve është gjetur trupi i pajetë një 40-vjeçarit Dritan Muka u gjet pranë një gomisterie të qytetit. Mësohet se 40-vjeçari nuk njihej si person problematik por sipas policisë ai njihej si përdorues droge prandaj dyshohet se shkak i vdekjes mund të jetë overdoza. Menjëherë kufoma është dërguar në morgun e spitalit të Vlorës ku do t'i nënshtrohet autopsisë, nderkohë që policia po kryen hetimet për ngjarjen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›