Berisha:Rama mos nxjerrë njeri nga salla

Kryeministri Berisha në vazhdën e këshillave që ka nisur t'i japë kryesocialistit Edi Rama, i kërkoi të mos nxjerrë njeri nga salla gjatë takimeve të tij. Berisha garantoi se do t'i mbajë të gjitha premtimet e dhëna dhe për të vërtetuar këtë fakt ai siguroi ekografi falas për të gjitha nënat shtatzëna.
Ndërsa Berisha garantoi se në buxhetin e vitit 2009-të pushteti vendor do të marrë të gjithë fondet e nevojshme për zhvillimin e bashkive dhe komunave dhe finalizimin e projekteve pavarësisht nga forca që e drejton. Në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, Berisha tha se realiteti i ri i pas zgjedhjeve të 28 qershorit, më koalicionin PD-LSI duhet të sigurojë përgjegjshmëri për qytetarët.
Kryeministri Berisha siguroi se buxheti i ri do të vijojë me rritje rrogash e pensionesh, me luftën kundër mjerimit, por premtimi më optimist i kryeminsitrit kishte të bënte me rritjen e të ardhurave që sipas tij do të jetë në masën 12 %.