E Shtunë, 31 Tetor 2026

Del nga rruga me makinë, plagos katër pasagjerët e tij

Devoll, 5 dhjetor 11:58 NOA – Një aksident me katër të plagosur ka ndodhur në Ersekë dhe për ngjarjen, policia tha sot se ka arrestuar autorin e dyshuar të saj.

Korrespondentja e agjencisë së lajmeve NOA informon se aksidenti ndodhi në vendin e quajtur “Ura e Psarit” në Ersekë.

Melsi Backa, 22 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Sul të rrethit Devoll, duke drejtuar mjetin tip “Renault” me targë të huaj, KHZ 7437 ka dalë nga rruga dhe për pasojë aksidenti katër shtetas të cilët ishin së bashku me të në mjet.

Të aksidentuarit gjenden në spital duke marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia tha se lidhur me ngjarjen, janë kryer veprimet procedurale për veprën penale “Shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor” dhe kreu arrestimin në flagrancë të 22-vjeçarit.

a.f/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›