Braçe- "Do mbështesim çdo kërkese për imunitetin"
Nënkryetari i grupit parlamentar Erion Braçe ka reaguar ndaj kërkesës së kryeprokurores Ina Rama për heqjen e imuniteti të ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. Braçe u shpreh se në lidhje me tragjedinë e Gërdecit, 'Prokuroria si institucion nuk duhet të hetojë vetëm si individë por të hetohet për grup të strukturuar'. Ai deklaroi se 'PS-ja do të mbështesë çdo kërkesë për imunitetin, dhe këtë gjë do ta bëjmë me votë'.
Reagimi i Braçes vjen pas konferencës për shtyp të Ina Ramës dhënë dje për mediat, ku ajo i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë heqjen e imunitetit të Fatmir Mediut në mënyrë që të hetohet për tragjedinëe Gërdecit. Sipas raportit të Prokurorisë janë rreth 20 shkelje që rëndojnë mbi ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu. Hetimet kanë evidentuar të dhëna të cilat implikojnë Z.Mediu se ka kryer veprime dhe mosveprime në kundërshtim me ligjin duke shkaktuar tragjedinë e Gërdecit. Kërkesa e kryeprokurores Rama konsiston në hetimin e plotë të Mediut pas heqjes së imunitetit. Megjithatë Fatmir Mediu është shprehur pas dorëheqjes se ai do të jetë i disponueshëm për çdo lloj hetimi.