E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, nis operacioni për heqjen e municioneve

 

Nis operacioni për heqjen e municioneve të Vlorës të cilat 'flenë' nën ujë, në zonën e quajtur Kalaja. Ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa ndodhet sot në Vlorë, për të qenë i pranishëm për heqjen e municioneve të nënujshme, të cilat kanë frikësuar qytetarët, duke pasur parasysh tragjedinë e Gërdecit. Operacioni konsiston në plazhe më të pastra për vitin 2008.

Pas publikimit nga mediat për rrezikshmërinë që mund të paraqesin këto municione 'nëse ngacmohen', siç janë shprehur drejtues të marinës, nis sot operacioni për heqjen e tyre.

Heqja e rtyre do të kryhet nga polumbarë të marinës shqiptare dhe asaj italiane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›