Braçe- Reforma zgjedhore, të gjitha partitë nisin nga zero
Reforma zgjedhore do ta çojë vendin drejt eleminimit të pakteve dhe marrëveshjeve midis partive të mëdha dhe atyre të vogla duke eleminuar 'dushqet' e mëdhenj apo të vegjël. Kështu është shprehur Erion Braçe nënkryetari i grupit parlamentar i PS-së. Sipas tij PS-ja ka paraqitur një platformë për mbështetjen e variantit të një sistemi proporcional rajonal, çka do të bëjë që të gjitha partitë të startojnë nga zero dhe në mënyrë të barabartë, duke treguar në fund të procesit,se kush do të votohet më shumë nga elektorati.
Ai ka folur gjithashtu edhe për rritjen e inflacionit në vend. Grupi parlamentar i PS-së do t'i kërkojë Qeverisë rritjen e pagave dhe të pensioneve minimalisht deri në 25%.