E Diel, 1 Nëntor 2026

Kushtetuta, Berisha i merr kompetencat Topit

 

PD propozon ndryshime rrënjësore në Kushtetutë. Mocioni i besimit i paraqitur nga Kryeministri nëse nuk merr 71 vota, shpërndahet Kuvendi

 

"Dekretet e Presidentit kundërfirmohen nga Kryeministri, kreu i ri i shtetit zgjidhet në raundin e tretë me 50+1 të votave" TIRANË- Rivaliteti për të dominuar të djathtën, duket se ka detyruar kryeministrin Sali Berisha që nëpërmjet mazhorancës së tij, të kërkojë miratimin e disa ndryshimeve kushtetuese, të cilat ndërmjet të tjerave synojnë të vendosin nën kontroll Presidentin e Republikës dhe aleatët. Nëpërmjet një pakete të tërë amendamentesh kushtetuese, të prezantuara dje në Komisionin Parlamentar të Ligjeve në emër të grupit të Partisë Demokratike nga deputetja Arenca Trashani, shumica e kontrolluar nga lideri i së djathtës kërkon që të sanksionojë në Kushtetutë një kufizim të së drejtës së kreut të shtetit për dekretet. Bëhet fjalë për ndryshimin e nenit 93 të Kushtetutës, sipas të cilit, të gjitha dekretet e nxjerra nga Presidenti, përpara se të marrin fuqi vepruese, duhet të kundërfirmohen nga Kryeministri apo ministri i linjës. Kështu, neni 93 ekzistues përcakton se "Presidenti i Republikës, në zbatim të kompetencave të tij, nxjerr dekrete", ndërsa sipas propozimit të bërë përveç pjesës ekzistuese të nenit, shtohet dhe pjesa "Dekretet e Presidentit kundërfirmohen nga Kryeministri ose ministri përkatës, me përjashtim të dekretit për shpërndarjen e Kuvendit, në përputhje me nenet 87 dhe 104". Në këtë mënyrë Kryeministri duket se zgjidh edhe problemin e rrëzimit të ligjeve me dekret nga ana e Presidentit, pasi tashmë, në raste të tilla, do të mjaftonte kundrafirma e kreut të ekzekutivit për t'i dhënë këtij ligji fuqi vepruese. Ose, e anasjella, një dekret të Topit, Berisha do ta "ndalonte" ose ndryshonte duke pasur të drejtën e firmës.

Mocioni që tremb aleatët

Një tjetër ndryshim tendencioz nga ana e shumicës është edhe ai me nenin 104 të Kushtetutës, që ka të bëjë me të drejtën e Kryeministrit për të ndërmarrë nismën e mocionit të besimit ndaj Këshillit të Ministrave. Me anë të ndryshimit të propozuar Kryeministri arrin të vërë nën kontroll aleatët dhe deputetët e vet, të cilët në rast të rrëzimit të një mocioni besimi, atëherë kryeministrit i jepet e drejta t'i kërkojë kreut të shtetit të shpërndaj Parlamentin. Sipas amendimit të propozuar, kërkohet që "Kryeministri ka të drejtë t'i paraqesë Kuvendit mocion besimi ndaj Këshillit të Ministrave. Në rast se mocioni i besimit votohet nga më pak se gjysma e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, Kryeministri, brenda 48 orësh nga votimi i mocionit, i kërkon Presidentit të Republikës shpërndarjen e Kuvendit". Ndërkohë që, në pikën 2 të këtij neni parashikohet që "President shpërndan Parlamentin brenda 10 ditësh nga marrja e kërkesës".

Ndryshon zgjedhja e Presidentit

Gjithashtu një ndryshim tjetër tepër i rëndësishëm i hedhur dje për diskutim në tryezën e Komisionit të Ligjeve, ishte dhe ai për përcaktimin e rregullave dhe mënyrës së zgjedhjes së Presidentit. Nisur nga problematika që u has në verën e shkuar, ku mungesa e 2/3 të votave për zgjedhjen e presidentit rrezikoi çuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme, PD, ka vendosur që të ndryshojë praktikën e votimit për zgjedhjen e presidentit, ku në votimin e 5 dhe të fundit parashikohet që për të zgjedhur kreun e shtetit mjaftojnë një shumicë e thjeshtë 50 për qind, plus 1 votë. Sipas amendamentit të bërë, neni 84 parashikon që "Zgjedhja e Presidentit zhvillohet ne dy raunde. Në raundin e parë zhvillohen deri në tre votime, ndërsa në raundin e dytë zhvillohen deri në dy votime. Votimi i parë zhvillohet jo më vonë se shtatë ditë nga fillimi i procedurës për zgjedhjen e tij. Secili nga votimet e tjera zhvillohen jo me vanë se shtatë ditë nga përfundimi pa sukses i raundit paraprirës. Presidenti zgjidhet në raundin e parë, kur në një nga tre votimet e tij, njëri nga kandidatët merr jo më pak se tri të pestat e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Në votimin e dytë dhe të tretë mund të paraqiten kandidatë të rinj, sipas kushteve të pikës 1 të këtij neni. Në rast se edhe pas votimit të katërt nuk është siguruar shumica e kërkuar për një kandidat, zhvillohet një votim i pestë. Në këtë votim President zgjidhet kandidati që siguron më shumë se gjysmën e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit". Ky propozim rrëzon edhe kërkesën e vazhdueshme, të mbështetur edhe nga presidenti aktual, Bamir Topi, për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm nga populli. Gjithashtu në amendimet e paraqitura nga PD, parashikohet dhe kufizimi i mandatit të Kryeprokurorit në 5 vjet.

Propozime e PD-së

Për Presidentin

Neni 87 ndryshohet si vijon:

1. Kandidati per President i propozohet Kuvendit nga nje grup prej jo me pak se 20 deputetesh.

2. Presidenti i Republikes zgjidhet me votim të fshehtë dhe pa debat nga Kuvendi. Zgjedhja e Presidentit zhvillohet në dy raunde. Në raundin e parë zhvillohen deri në tre votime, ndërsa në raundin e dytë zhvillohen deri në dy votime. Votimi i parë zhvillohet jo më vonë se shtatë ditë nga fillimi i procedurës për zgjedhjen e tij. Secili nga votimet e tjera zhvillohen jo më vënë së shtatë ditë nga përfundimi pa sukses i raundit paraprirës.

3. Presidenti zgjidhet në raundin e parë kur ne nje nga tre votimet e tij, njeri nga , kandidatet merr jo me pak se tri te pestat e votave te te gjthe antareve te Kuvendit. Ne votimin e dyte dhe te trete mund te paraqiten kandidate te rinj, sipas kushteve te pikes I te ketij neni.

4. Kur asnje nga kandidatet qe u votuan ne votimin e trete nuk siguron shumicen e kerkuar, zhvillohet nje votim i katert. Per kete votim mund te paraqiten kandidate te rinj, sipas kushteve te pikes 1 te ketij neni. Kur paraqiten me shume se nje kandidat, votimi zhvillohet midis dy kandidateve qe kane siguruar numrin me te larte te deputeteve propozues. Ne votimin e katert President zgjidhet kandidati qe merr jo me pak se tri te pestat e votave te te gjthe antareve te Kuvendit.

5. Ne rast se edhe pas votimit te katert nuk eshte siguruar shumica e kerkuar per nje kandidat zhvillohet nje votim i peste. Ne kete votim President zgjidhet kandidati qe siguron me shume se gjysmen e votave te te gjithe anetareve te Kuvendit.

6. Ne rast se edhe pas votimit te peste asnje kandidat nuk siguron shumicen e kerkuar, Kuvendi shperndahet. Zgjedhjet e reja zhvillohen brenda 45 diteve nga shperndarja.

7. Kuvendi pasardhes e zgjedh Presidentin e Republikes me shumicen e te gjithe anetareve te tij.

Neni 88 ndryshohet si vijon:

Procedura per zgjedhjen e Presidentit fillon me vonë se 35 dite para mbarimit te mandatit presidencial paraardhes. Kur, pas perfundimit te mandatit paraardhes, Kuvendi nuk ka zgjedhur Presidentin, funksionet e tij ushtrohen sipas pikes 1 te nenit 91."

Neni 93 ndryshohet si vijon:

"Presidenti i Republikes, ne zbatim te kompetencave te tij, nxjerr dekrete. Dekretet e Presidentit kunderfirmohen nga Kryeministri ose ministri perkates, me perjashtim te dekretit per shperndarjen e Kuvendit ne perputhje me nenet 87 dhe 104".

Për Kryeministrin

Neni 104 ndryshohet si vijon:

1. Kryeministri ka te drejte t'i paraqese Kuvendit mocion besimi ndaj Keshillit te Ministrave. Ne rast se mocioni i besimit votohet nga me pak se gjysma e te gjithe anetareve te Kuvendit, Kryeministri, brenda 48 oresh nga votimi i mocionit, i kerkon Presidentit te Republikes shperndarjen e Kuvendit.

2. President shperndan parlamentin brenda 10 ditesh nga marrja e kerkeses. Kerkesa per mocion besimi nuk mund te paraqitet gjate periudhes se shqyrtimit te mocionit te mosbesimit sipas nenit 105.

3. Votimi i mocionit nuk mund te behet pa kaluar tre dite nga paraqitja e tij.

Neni 105 ndryshohet si vijon:

Nje e pesta e deputeteve ka te drejte te paraqese per votim ne Kuvend nje mocion mosbesimi ndaj Kryeministrit ne detyre, duke propozuar nje Kryeminister te ri.

2. Kuvendi mund te votoje nje mocion mosbesimi ndaj Kryeministrit vetem duke zgjedhur me votat e me shume se gjysmes se te gjithe anetareve te tij nje Kryeminister te ri.

3. Presidenti i Republikes dekreton shkarkimin e Kryeministrit ne detyre dhe emerimin e Kryeministrit te zgjedhur, jo me vone se 10 dite nga votimi i mocionit ne Kuvend."

Për Prokurorin

Ne nenin 149 behen keto ndryshime:

Pika 1 ndryshohet si vijon:

1. Prokurori i Pergjithshem emerohet nga Presidenti i Republikes me pelqimin e Kuvendit, per nje mandat prej pese vjetesh, me te drejte riemerimi."

2) Pika 2 ndryshohet si vijon:

"2. Prokurori i Pergjithshem mund te shkarkohet nga Presidenti i Republikes, me propozim te Kuvendit, per shkelje te Kushtetutes, per shkelje te renda te ligjit gjate ushtrimit te funksioneve te tij ose për mos-ushtrim te ketyre funksioneve. per paaftesi mendore a fizike, per akte e sjellje qe diskreditojne rende poziten dhe figuren e Prokurorit."

3) Pika 4 ndryshohet si vijon:

"4. Prokurori i Pergjithshem raporton ne menyre periodike ne Kuvend per gjendjen e Kriminalitetit."

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›