Brace: 84 mandate, numër i 'frikshëm'. Problem, heshtja e Berishës
TIRANË- I ftuar në në studion e TVNews 24, në një bashkëbisedim me gazetaren Ola Bruko, kandidati për deputet Erion Brace u shpreh se Partia Socialiste nuk fitoi vetëm për faktin e e majta u bashkua, por për shkak të keqqeverjes së kryeministrit Berisha.
“Kemi marrë një rezultat në një prej qarqeve më të rëndësishme të Shqipërisë dhe na konfirmon bindshëm si forca më e madhe. Edhe në fier edhe në mbarë Shqipërinë kemi marrë një rezultat mirë, 84 mandate është një rezultat i frikshëm. Rezultati na vë para një përgjegjësie ndaj qytetarëve që na votuan. Nuk besoj se ka qenë vendimtar fakti se kemi bërë koalicionin. Janë një sërë faktorësh, keqqeverisja e Sali Berishës dhe faktorët me radhë, por dhe faktin se ishim më të organizuar dhe patëm ofertë më të qartë për cdo kategori. Mbi të gjitha një fushatë pozitive,. Nuk u pa në asnjë moment, mesazhi negativ”, u shpreh Brace.
I pyetur nëse ndihen të frikësuar nga rezultati i arritur nga LSI në këto zgjedhje, e cila rreshtohet si forcë e tretë.
“Numrat janë të rëndësishëm sot deri sa nesër të certifikohen, pjesa e rëndësishme lidhet me faktin se këto numra kanë prodhuar një përgjegjësi për trupën ekzekutive që do jetë nesër. Festa është sot, ndërkohë nesër do i kthehemi punës, Ekziston marrëdhënie besimi dhe respekti me gjithë aleatët tonë, natyrisht me LSI, që është forca e tretë tani. Besoj se pas katër vitesh do të ruajmë të njëjtën ritëm dhe marrëdhënie besimi. Kjo qeveri do të riktheje njerëzit në punë dhe shqiptarët në punë”, shtoi Brace.
Erion Brace u shpreh se tani për momentin problem përbën heshtja e kryeministrit Berisha, i cili sipas tij duhet të pranojë humbjen dhe të përshëndesë fituesin.
“Ky është problemi më i madh tani. KZAZ pavarësisht se po dalin rezultate të certifikuara dhe me tabela përmbledhëse, Sali Berisha nuk po reagon. Nuk po bën gjestin moral apo civil, urimin për drejt koalicionit që është shpallur fitues, por dhe nuk po bën atë që zotëria të lirojë vendin. Sic dy vite me parë Berisha vodhi votat, dhe kemi kryetar bashkie jo vetëm se i vodhi por është i deligjitimuar. Kjo mundësia është ezauruar me atë diferencë dramatike votash që e bën qeverisjen e ardhshme të qëndrueshme”, theksoi Brece, i cili i cilësoi të ‘neveritshme’ deklaratat e kreu të AK-së Kreshnik Spahiu, për një pakt të fshehtë PD-PS për zgjedhjet e 23 qershorit.
Brace siguroi se nuk do të heqë dorë nga mandati i tij si deputet edhe nëse i ofrohet një post ministror.
(e.m/BalkanWeb)