Bele: Presim mandatin e 19 në Tiranë, anëtarët e dorëhequr të KQZ mund të rikthehen
TIRANË- Koli Bele, nënsekretari për cështjet zgjedhore në PS, në një intervistë për gazetarin e News24, Arbër Hitaj e quajti fitore të pastër të koalicionit të majtë në zgjedhjet parlamentare, teksa tha se pritshmëritë janë në Tiranë të merret mandati i 19.
Bele sqaroi se procesi po ecën mire me përjashtim me KZAZ te vendosura ne Lac, dhe kjo si pasoje dhe e situatës se sigurisë te krijuar ne këtë qytet.
“Në këtë atmosferë është e vështirë të flasësh për procesin. Numërimi ka mbaruar në 5 mije qendra votimit, ka mbetur në 10%. Po ecën në mënyrë të kënaqshme, nuk ka bllokime, ka qenë një problematike në Lac, që lidhet me situatën jo të zakontë që procesi pati në atë proces . janë marrë masat dhe komisioni atje tashmë është normale,. Ka pasur problem me numëruesit por tashmë ka kaluar dhe shpresojmë të fillojë numërimi sa më shpejt. Tirana ka pasur numërim të ngadaltë për shkak të disa problemeve dhe të raportuara në media. Ka mbetur më pak se 1/3. Me këtë ritëm edhe Tirana përfundon si në të gjithë vendin. Kjo fushatë ka pasur gjëra të paparashikuara, dhe shumë ato që mendonim si projektime kanë ndodhur. Besoj se një mandat i 19 për koalicioni e majtë mund të merret. E rëndësishme të mbarojë në mënyrën sic ka nisur në mënyrë që të mos kemi probleme”, tha Bele.
Sa i takon certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve, Bele foli dhe për skenarin e mundshëm të rikthimit të anëtarëve të dorëhequr nga KQZ (Denar Biba, Albana Shtylla dhe Jani Jani , në mënyrë që cështje të mos i kalojë Kolegjit Zgjedhor.
“Zgjedhjet janë të certifikuara nga vota plebishitare, kjo është evidente. Procesi ka një anë teknike dhe ligjore, ka vështirësi e cila ka të bëjë me rregullimin e kodit. Ka një mënyrë për të kapërcyer nëpërmjet dërgimit të mandateve individuale në Kolegj. Ndërkohë mund të pritet dhe një rikthimin e anëtarëve të KQZ, por vendimi i takon atyre”, theksoi Bele.
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Bele: Presim mandatin e 19 në Tiranë, anëtarët e dorëhequr të KQZ mund të rikthehen