PDK, Ndoka "kryqezohet" nga Kryesia
Fatjona Mejdini
Perfaqesues te larte dhe deputete te Partise Demokristiane kercenuan dje kreun e kesaj partie, Nard Ndoka, se do te largoheshin drejt nje tjeter subjekti politik, ne rast se ai vazhdonte me largimet e tij e figurave te kesaj partie. Madje, dje, ndaj kreut te PDK-se, Nard Ndoka, u perdoren nga perfaqesues te kesaj partie edhe sulme personale. Keshtu ish-kreu i Grupit parlamentar te PDK-se, Pashk Ujka, hodhi dyshime mbi vete arsimin e kreut te PDK-se, njekohesisht ministrit te Shendetesise, Nard Ndoka. Sipas Ujkes, i cili dy dite me pare u shkarkua nga pozicioni i kreut te grupit te PDK-se, qytetaret kane dyshime nese Ndoka e ka kryer apo jo arsimin e mesem. Ujka e konsideroi gjithashtu Ndoken si medioker dhe te paafte.
"Shikoni si eshte katandisur Partia Demokristiane dhe Ministria e Shendetesise me ne krye Nard Ndoken, ku nje pjese e qytetareve dyshojne se ai ka arsimin e larte, por jo ate te mesem", tha dje per mediat deputeti i PDK-se, Pashk Ujka. Nga ana tjeter, zv/ministri i Integrimit, njekohesisht sekretari per Marredheniet me Jashte ne PDK, Zef Bushati, deklaroi se kreu i kesaj partie, Ndoka, nuk mund te shkarkonte kreun e Grupit parlamentar te kesaj partie, thjesht me nje urdher. Ai e quajti kete nje vendim te pamenduar dhe te demshem per vete partine. Nje nga themeluesit e demokristianeve, Zef Bushati, i beri thirrje kreut te PDK-se se, nese do te vazhdonte me kete menyre drejtimi, atehere demokristianet do te kerkonin nje tjeter subjekt per t'u perfaqesuar.
"Shkarkimi i menjehershem i Ujkes si kreu i grupit te demokristianeve eshte i pamenduar, sepse askush nuk ka te drejten te shkarkoje thjesht me nje urdher. Nese vazhdohet me kete politike shkarkimesh, problemet ne kete parti do te thellohen edhe me shume dhe ne do te jemi te detyruar te drejtohemi drejt nje tjeter subjekti qe perfaqeson vlerat tona", deklaroi Zef Bushati, duke lene te kuptohej keshtu se te pakenaqurit mund te shkonin drejt LDK-se, partise se re te Nikolle Lesit. Po i te njejtit qendrim u shpreh edhe deputeti i PDK-se, Pashk Ujka, i cili theksoi se do te kerkonte nje tjeter subjekt politik, i cili perfaqesonte me mire se PDK-ja idete e tij demokristiane. Nga ana tjeter, kreu i PDK-se, Nard Ndoka, nuk ka preferuar t'i komentoje keto akuza te bera nga perfaqesuesit e partise qe ai drejton, duke e ndihmuar edhe fakti qe ndodhet per nje vizite pune ne Britanine e Madhe.
Shpani kreu i ri i grupit
Partia Demokristiane ne menyre zyrtare ka emeruar ne krye te Grupit parlamentar te PDK-se, deputetin Ndue Shpani, menjehere pas shkarkimit te Ujkes. Ne menyre zyrtare kjo parti shprehet se ka qene vete Ujka, ai qe ka dhene doreheqjen nga drejtimi i grupit. Por ne te njejten kohe, PDK e akuzon Pashk Ujken si te paafte per te qene drejtues i ketij grupi dhe se ka dal ne menyre sistematike me qendrime te kundrat nga ato te vijes se partise.