Braçe: Berisha shpenzoi 180 milion dollarë për blerjen e votave
Deputeti i PS-së: Kryeministri boshatisi buxhetin e shtetit, për qëllimet e tij elektorale. Braçe tregon shifrat alarmante të shpërdorimit që i është bërë buxhetit të shtetit
Shaban Sulçe
Partia Socialiste akuzon kryeministrin Sali Berisha se ka boshatisur arkën e buxhetit të shtetit në funksion të fushatës së tij elektorale të zgjedhjeve të 28 qershorit. Deputeti socialist Erjon Braçe tha se kryeministri Berisha ka shpërdoruar rreth 180 milion dollarë nga arka e buxhetit të shtetit për fushatën elektorale dhe për planin e tij për blerjen e votave në favor të Partisë Demokratike. Braçe deklaroi se kryeministri Sali Berisha ka përgjegjësinë që të pranojë përpara shqiptarëve se arka e shtetit është bosh, duke mos vazhduar ti mashtrojë ata. Anëtari i kryesisë së Partisë Socialiste theksoi se praktika e boshatisjes së buxhetit për nevojën e tij elektorale, është thelbi i qeverisë së korruptuar të Sali Berishës.
Shpërdorimi
Deputeti socialist Erjon Braçe tha se kryeministri Berisha në gjashtë muajt e fundit ka masakruar buxhetin e shtetit, për të blerë votat e shqiptarëve të varfër. Sipas Braçes shpërdorimi që Berisha i ka bërë buxhetit të shtetit konsiston në shpërdorimin e 92.5 milion dollarë të shpenzuar nga të ardhurat e TVSH-së dhe akciza, 31.7 milion dollarë shpenzime të tepërta për personelin e administratës dhe militantët e PD-së, 6.3 milion dollarë shpenzime të tepërta për ndihmë ekonomike si dhe 50 milion dollarë shpenzime të tepërta për të financuar hapjen e kantiereve, që tashmë janë të bllokuara. “Në 6 muaj, për qëllime elektorale, të blerjes së varfërisë, për shkak të saj, të blerjes së votës, të deformimit të vullnetit të zgjedhësve, të përfshirjes në buxhetin e fryrë të shpenzimeve partiake elektorale të parave të krimit ekonomik, kontrabandës së korrupsionit, me urdhër, i hoqi buxhetit të shtetit: 92.5 milion dollarë të ardhura nga TVSH dhe akciza, duke ia shtuar buxhetit të krimit, kontrabandës e korrupsionit, që financuan partinë e tij. 31.7 milion dollarë si shpenzime të tepërta për personelin, paga e sigurime shoqërore, për 15090 militantë politikë, që u mbajtën me paratë e taksave tona. 6.3 milion dollarë si shpenzime të tepërta për ndihmë ekonomike – kur kryeministri mburret që këtu vetëm varfëri nuk ka- me të cilat u mbajtën 25 000 militantë politikë, po përsëri me paratë e taksave tona. 50 milion dollarë, si shpenzime të tepërta për të financuar vetëm hapjen e qindra kantiereve, në një skemë mashtruese elektorale që duhet të krijonte idenë e punës kudo, kur punë nuk ka e kantieret janë bllokuar sapo votimi mbaroi. Në total, Sali Berisha boshatisi buxhetin për qëllimet e tij elektorale, me 180.5 milion dollarë”, tha deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe.
Buxheti
Deputeti i Partisë Socialiste theksoi se buxheti i shtetit është në gjendje alarmante dhe se kryeministri Berisha ka përgjegjësinë që të pranojë përpara shqiptarëve se ka harxhuar paratë e tyre. “Kjo nevojë elektorale e tij, ka bërë që deficiti në buxhet të arrijë në vetëm 6 muaj në 343 milion dollarë, ose 122 % të planit, ose 62 milion dollarë më shumë se planifikimi. Për të financuar këtë deficit, të shkaktuar nga nevoja elektorale e tij, Sali Berisha ka harxhuar thuajse të gjitha paratë e arkëtuara nga shitja e pronës shtetërore, pra 225.8 milion dollarë, ose 210 % të planit, ose 118 milion dollarë më shumë se planifikimi për të mbuluar deficitin e brendshëm. Ka tejkaluar në 158.2 milion dollarë, ose 700 %, ose me 135.6 milionë dollarë financimin e deficitit të huaj. Ka tejkaluar në 189 milion dollarë ose 304 %, ose me 126.7 milionë dollarë planin e borxhit afatgjatë të qeverisë. Kjo është gjendja e arkës sot dhe Sali Berisha ka përgjegjësinë t’ua tregojë shqiptarëve. Arka është bosh!
Pikërisht për këtë, Sali Berisha ka sot dy mundësi: të ndërpresë shpenzimet ose të vazhdojë të marrë borxh të shtrenjtë, këtë herë duke prekur depozitat e qytetarëve. Pikërisht se është kështu, dy ditë më parë ndërpreu financimin e tenderëve deri në dhjetor, për 6 muaj të tjerë. Arsyeja ligjore nuk ekziston. Vetëm boshatisja e buxhetit e detyron”, tha deputeti i Partisë Soicialiste Erjon Braçe.
Akuzat e Braçes për buxhetin
92.5 milion dollarë të siguruar nga TVSH-ja dhe akcizat me urdhër të Berishës kaluan në buxhetin për fushatën elektorale
31.7 milion dollarë u shpenzuan pa kriter për personelin, paga e sigurime shoqërore, për 15090 militantë politikë, që u mbajtën me paratë e taksave të shqiptarëve
6.3 milion dollarë u shpenzuan për ndihmë ekonomike me të cilat u mbajtën 25 000 militantë politikë,
50 milion dollarë u shpenzuan për të financuar hapjen e qindra kantiereve, në një skemë mashtruese elektorale që duhet të krijonte idenë e punës kudo, kur punë nuk ka e kantieret janë bllokuar sapo votimi mbaroi.
Në total, Sali Berisha boshatisi buxhetin për qëllimet e tij elektorale, me 180.5 milion dollarë
25 Korrik 2009