E Diel, 1 Nëntor 2026

Flamurtari-Motherwell 8-1, Vlora, lamtumirë skandaloze Euroligës

Skocezët hakmerren ndaj vlonjatëve, i poshtërojnë me shumë gola

Flamurtari i ka dhënë lamtumirën Euroligës, edhe pse u tha se mund të shpresonte në një kualifikim të mundshëm. Motherwell e ka shkatërruar që në pjesën e parë ekipin vlonjat duke i shënuar plot gjashtë gola. Po ti referohesh tabelës se rezultateve i vetmi rezultat i thellë ishte ai Slaven Belupo - Milano Kumanovo 8 - 2, por në tabelë rezultati më i thellë ishte ai i arritur nga Motherwelli ndaj Flamurtarit 8-1. Rezultati 6-0 i takonte vetëm pjesës së parë pasi 45 minutat e dyta ishin edhe më të tmerrshme për flamurtarin. Me fillimin e pjesës së dytë Motherwell shënon përsëri duke e çuar në 7-0 rezultatin dhe në minutën e 65 flamurtari shënon golin e nderit. Pra 7-1 ishte rezultati deri në minutën e 72, pasi në të 73 minutë flamurtari pëson edhe një tjetër gol dhe rezultati shkon në 8-1. Ky ishte dhe rezultati final i të gjithë ndeshjes. Rezultati i thellë i fitores së Motherwellit e zbehu plotësisht fitoren e një jave më parë që Flamurtari arriti në fushën e tij në Vlorë. Flamurtari ka pësuar tetë gola por ka shënuar dy herë në portën e Motherwellit.
Kishte vendosur të bënte një paraqitje dinjitoze para sportdashësve të vet, por nuk ia ka dalë tek ka pësuar plot tre gola edhe në shtëpi. Shkodranët e mbyllën pjesën e parë në barazim të bardhë pa gola, pra 0-0 dhe u shpresua për një rezultat pozitiv, pavarësisht se ndeshjen e parë e kishte humbur 5-0. Megjithatë, pjesa e dytë tregoi se shkodranët nuk e përballonin dot përgatitjen e mirë fizike të vjenezëve të cilët shënuan plot tre herë në portën shkodrane. Në total rapidi shënoi tetë herë në portën shkodrane, ndërsa sulmuesit e Vllaznisë duket se nuk ishin fare në fushë në asnjë nga dy takimet e zhvilluara.

TRANSFERTA

Javën tjetër Eto firmos me Interin

Është përmbyllur më në fund marrëveshja mes Interit dhe sulmuesit kamerunas të Barcelonës, Samuel Eto. Të martën, Eto do të jetë në Milano për të firmosur kontratën 5-vjeçare me zikaltërit e Serie A. Pas negociatave disa orëshe, menaxheri i Etosë, Josep maria Mesalles ka thënë se më në fund u gjet marrëveshja mes dy palëve për transferimin e kamerunasit te Interi. E vetmja gjë që mbetet për t’u zgjidhur në gjithë këtë mesele është largimi në mënyrë të mirë i sulmuesit nga Barcelona. Katalanasit do të derdhin rreth 50 milionë euro përveç kartonit të Etosë dhe huazimit falas të Hlebit për të marrë Ibraimoviçin nga Interi, i cili mezi pret që të mbërrijë në stërvitje përkrah Mesit. Ky lajm është pohuar edhe nga drejtori teknik i Interit, Marko Branka, i cili pohon se lojtari do të fitojë rreth 11 milionë euro në sezon, përveç bonuseve të Kupës së Kampioneve, kuptohet, në varësi të rezultateve. Mesalles thotë se “Eto është në dijeni të gjithçkaje dhe ndihet shumë i gëzuar. Ai do të zbresë të hënën, ose e shumta të martën, në Milano për të firmosur përfundimisht kontratën me Interin. Ky është dhe fakti i vetëm që na pengon të flasim zyrtarisht për këtë blerje, pas së cilës lojtari kamerunas do të jetë tërësisht në dispozicion të trajnerit.” Kështu, Barcelona i është kundërpërgjigjur goditjeve të Realit të Madritit në lidhje me Ibrën. Vështirë se mund ta shohim suedezin në kampin spanjoll në miqësoren me Milanin. Murinjo, ndërkaq mezi pret t’i vihet në dispozicion shërbimi i Etosë. E meqënëse rra fjala te Murinjo, Mesalles konfirmon telefonatën mes portugezit dhe Etosë, e cila u bë kur futbollisti ndodhej në Kamerun; tekniku zikaltër i tha kampionit se e donte me çdo kusht në formacionin bazë të interit.

Ronaldinho: Me mire në mbështetje të sulmuesve

I gatshëm të luajë në çdo pozicion që vendos Leonardo, por pas sulmuesve loja është me zbavitëse. Kështu është shprehur Ronaldinho pas ndeshjes me Club America, gjatë së cilës është aktivizuar në qendër-majtas. “Aty apo në qendër për mua është njësoj. Luaj në çdo pozicion ku Leonardo mendon se është më mirë. Padyshim që kur luhet në qendër, pas sulmuesve, loja është më zbavitëse”, - është shprehur Ronaldinho.

Arrihet marrëveshja, Terry do të qëndrojë tek Chelsea

John Terry do të firmosë kontatën e re me Chelsea edhe pse oferta për të kaluar tek Manchester City ka qenë tepër e majme. Sipas të përditshmes britanike “Sun”, bisedimet do të mbyllen brenda 48 orëve të fundit kur mbrojtësi anglez do të zgjasë marrëveshjen e tij me “blues” deri në 2012-ën, duke fituar 6 milionë euro në vit. “Duket se do të dështojë edhe tentativa e fundit e City – shkruan ‘Daily Mail’ – që ishte e gatshme të paguante më shumë se 55 milionë euro për blerjen e tij”.

World Challenge, Milani mundet 2-1 nga Club America

Meksikanët e Club America kanë mundur 2-1 Milanin në World Challenge, turneun ku marrin pjesë edhe Interi dhe Chelsea. Meksikanët kanë kaluar në avantazh në minutën e 10-të me Esqueden. Dhjetë minuta më vonë ka qenë Inzaghi që ka barazuar rezultatin. Gjashtë minuta nga fundi i ndeshjes Marquez ka shënuar golin e fitores për skuadrën e tij. Milani ndeshjen e radhës do ta zhvillojë pas dy ditësh në Baltimora kundër Chelsea.

24 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›