Vlorë/ Zjarr në magazinë, dëme materiale

Një zjarr fuqishëm ka përfshire një magazinë bomblash në periferi të Vlorës. Deri tani nuk flitet për viktima, por vetëm për dëme materiale. Në një prononcim për Ora News, drejtori i policisë së Vlorës, Vehbi Bushati deklaroi se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një saldatriçe. Ai bëri me dije se për shkak të zjarrit janë evakuar banorët e zonës. Bushati njoftoi se policia e Vlorës ka ndaluar 7 persona të dyshuar si përgjegjës për ngjarjen. Incidenti ndodhi në një magazinë pranë Pusit të Mezinës.