Ibra-gol, Interi merr titullin e tretë radhazi
Interi është në “qiellin e shtatë”, pas fitores bindëse në Parma, falë dy golave të “magjistarit”, Zlatan Ibrahimoviç.
Suedezi i “dorëzoi” zikaltërve titullin numër 16 në histori dhe të tretin radhazi, duke dënuar Parmën me zbritjen në Serinë B pas 18 sezonesh. Më i lumturi për këtë triumf të Interit është presidenti, Masimo Morati. “Jam jashtëzakonisht i lumtur për këtë fitore. Është e pamundur të përshkruaj emocionet që ndjej momentalisht, por nga ana tjetër më duket se skuadra e ka stërmerituar këtë titull. Një tjetër faktor që më lumturon më shumë mbi suksesin tonë lidhet me faktin se përpara kësaj sfide, e gjithë Italia bënte tifo kundër nesh, por lojtarët ditën të përgjigjen në fushë. Skuadra ka zhvilluar një ndeshje perfekte dhe një meritë të madhe për këtë gjë i shkon padyshim Mançinit. Zlatan është fantastik dhe jam shumë i lumtur për paraqitjen e tij. Mançini? Nëse kërkoni opinionin tim, ai do të jetë edhe sezonin e ardhshëm tekniku i Interit, por gjithsesi duhet mësuar dhe kuptuar edhe dëshira e Robertos”. Vetë tekniku, për momentin, është mjaftuar të thotë: “Kjo është fitorja më e bukur e karrierës time si trajner. Ky titull është vetëm për tifozët internist”.