E Shtunë, 31 Tetor 2026

Punet publike, Gjermania e perjashtuar

Takimi mes kryeministrit shqiptar Sali Berisha dhe kancelares gjermane, Angela Merkel perkoi me 20 vjetorin qe nga koha kur dy vendet nenshkruan protokollin e pare te bisedimeve qeveritare.

Kjo shenoi dhe pikenisjen marredhenieve ekonomike mes superfuqise europiane dhe Shqiperise se varfer, ne ate kohe ende komuniste. Sot Gjermania eshte donatori me i madh ne Shqiperi me me shume se 700 milione euro grante dhe kredi te buta.

“Nuk ka asnje vend tjeter ne bote per te cilin Gjermania te kete dhene nje ndihme zhvillimi per fryme me te madhe se Shqiperise. Gjithashtu, kemi qene edhe nje partner i besueshem i Shqiperise ne rrugen e saj drejt BE-se”, deklaron Harmut Schauerte, sekretar parlamentar i Ekonomise ne Gjermani.

Parate gjermane, Shqiperia i ka perdorur per te financuar projekte te rendesishme ne fushen e energjise, arsimit, furnizimit me uje te pijshem dhe infrastruktures per shume vite. Por kohet e fundit Berlinin po e shqeteson nje fakt, te cilin ia ka bere te ditur zyrtarisht Tiranes.

“Na eshte dashur te konstatojme se atje ku firmat gjermane hyjne ne konkurrence me firma te vendeve te tjera, shpesh here nuk kane dale fituese. Ne fushen e prokurimeve publike ne Shqiperi ne nuk kemi vleren qe mendonim se do te kishim. Per kete une kam takuar tre ministra te qeverise tuaj, si dhe kryeministrin Berisha dhe rame dakord qe Gjermania duhet te jete me e perfaqesuar ne investimet publike”, ka theksuar  Schauerte.

Ekspertet gjermane nuk e shohin me sy te mire faktin se fluksi gjigand i kredive te Berlinit ne Tirane nuk kane sjelle zgjerimin e kapitalit gjerman ne Shqiperi, ashtu sic ka ndodhur me partneret e tjere te rendesishem ekonomik te Shqiperise.

“Une nuk kam asnje shpjegim ne lidhje me kete situate. Ne jemi duke kerkuar arsyet. Sigurisht qe besoj se ato nuk kane te bejne me cilesine e punimeve dhe standartet qe ofrojne kompanite tona, pasi ne gjithe boten ne personifikohemi me fjalen e fundit te teknologjise. Por shume me te rendesishme se sa arsyet e kesaj qe ka ndodhur deri tani jane shanset qe ne te ardhsmen kjo gjendje te permiresohet”, ka shtuar Schauerte.

Ekonomite ne zhvillim po shnderrohen ne vendet me terheqese per investitoret perendimore, te cilet zoterojne kapitale. Me thellimin e krizes financiare, duket se ata kerkojne t’i investojne ata ne ndermarrje te sigurta fitimi, cka ia sigurojne tregjet e reja si Shqiperia.

Por pa dyshim ankimet e zyrtarit gjerman shtrojne edhe nje here pyetjen nese Shqiperia duhet te zgjedhe mes komoditetit te fqinjeve europiane, apo vendeve lokomotiva te BE, si Gjermania, me interesa te vjetra dhe te reja strategjike ne Ballkan.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›