E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ceka: Rama të kërkojë falje për përdorjen e vdekjes së Trebickës për interesa politike

Kryetari i Partisë Aleanca Demokratike, tha te marten në një komunikim me mediat se “Edi Rama duhet t'i kërkojë falje publikut për mënyrën si u trajtua nga opozita vdekja e biznesmenit Kosta Trebicka. “Kam qënë kundër protestës së opozitës për këtë ngjarje dhe PAD nuk u bashkua me atë proteste, duke deklaruar se është e parakohshme dhe nuk mund të manipulohet mbi vdekjen e nje personi, derisa prokuroria nuk ka dhënë mendimin e saj përfundimtar. Dhe në këtë drejtim z. Rama duhet t’i thote 'me fal' publikut”, u shpreh z. Ceka. Në cilësinë e nënkryetarit të Kuvendit, ai bëri dhe disa komente mbi debatin e lirë parlamentar, gjatë seancave plenare, që sipas tij "ndikohet nga lajmet e parakohshme të shtypit, diuke krijuar një imazh jo të mirë për politikën shqiptare. Mendoj se nuk është ruajtur distanca e nevojshme nga shtypi. Politika dhe shtypi janë dy gjëra të ndryshme. Nuk më duket normal kalimi i menjëhershëm në Kuvend i debateve që hap shtypi. Kjo krijon pështjellim, e nxit dhe vetë shtypin për prodhime lajmesh të parakohshme, por nga ana tjeter krijon një imazh jo të mirë të politikës shqiptare dhe kjo është kosto që e paguan i gjithë publiku”, u shpreh nënkryetari i Kuvendit Ceka. ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›