E Diel, 1 Nëntor 2026

Braçe: Borxhi i lartë publik, rrezik për ekonominë

Erjon Braçe

Niveli i lartë i borxhit publik është kthyer në një rrezik real për ekonominë, deklaroi deputeti socialist Erion Braçe gjatë seancës së sotme në Kuvend.

Braçe theksoi se qeveria nuk i ka marrë parasysh këshillat e organizmave ndërkombëtare në lidhje borxhin dhe e ka hedhur barrën e këtij të fundit mbi biznesin.

Ekonomia shqiptare rrezikon falimentin. Qeveria ku ju bëni pjesë e përqesh këtë pozicion, aq sa të huajt kanë nisur të gjykojnë hidhur mbi shëndetin mendor të kryeministrit në lidhje me këtë. Qeveria po hedh barrën e borxhit mbi sektorin privat, specifikisht kompanitë e ndërtimit. FMN-ja parashikon që këtë vit Shqipëria të ketë ketë vit 0.5 për qind rritje ekonomike, më e ulëta në Europën Juglindore, tha Braçe.

Kuvendi, shtyhet për javën e ardhshme kandidatura e Cefës  

Kuvendi ka vendosur të shtyjë për javën e ardhshme diskutimin dhe miratimin e kandidaturës së Elvis Cefës, si nënkryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Kryetarja Topalli njoftoi në nisje të senacës se shtyrja e kandidaturës së Cefës për javën e ardhshme është vendosur në Konferencën e Kryetarëve.

Séance ka vijuar me debate në lidhje me projektligjin Për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor. Socialistët kanë akuzuar qeverinë se e ka lënë pasdore fshatin, i cili është zhytur në borxhe të papërballueshme.

Fshati është lënë në harresë. Ligji i paraqitur sot është i pamjaftueshëm sepse nuk nxit bashkëpunimin për prodhime mes këtyre shoqërive si dhe vë në dyshime edhe rimbursimin e 6 përqindshit të vlerës së prodhimit të shitur. Ligji gjithashtu nuk zgjidh problemet që ka fshati dhe problemet që kanë bujqësit si rritja e shërbimit të bimës, blerjes dhe tregtimit të prodhimit, rritjes së shërbimit të punimit të tokës, rënies së konsumit. Sot në fshat nuk ka para. Kostoja është rritur ndjeshëm. Zinxhiri i borxheve që është vendosur në fshat është bërë i papërballueshëm, tha socialisti Erion Braçe.  / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›