Siri, 92 viktima në 24 orët e fundit
92 persona janë vrarë në Siri gjatë 24 orëve të fundit.
Gjeneralitetet e 92 viktimave të dhunës së forcave besnike të presidentit Bashar al Asad janë shpërndarë sot nga Unioni i Komiteteve të Koordinimit Lokal të aktivistëve antiregjim.
Në raportin e hartuar theksohet se numri më i madh i viktimave është regjistruar në Idlib (44) dhe në Homs (29).
Unioni i komiteteve saktëson se në Taftanaz, lokalitet i rajonit veriperëndimor në Idlib, janë masakruar 44 persona, pjesëtarë të familjes së madhe Ghazzal, e njohur për luftën e saj kundër regjimit.
Mes viktimave janë edhe 12 fëmijë dhe 7 gra. / G.N.