Brace: Ceshtja e listave ne PS, nuk eshte e ndershme
Ceshtja e perzgjedhjes se kandidateve per deputet te Partise Socialiste dhe eliminimi nga lista te disa prej deputeteve aktuale, shihet si nje shqetesim dhe nga vete ligjvenesit e PS-se. Deputeti Erjon Brace, ka reaguar dje ne lidhje me procesin qe po zhvillohet pa transparence dhe ka kerkuar, qe kjo ceshtje te marre fund. Ai shkruan ne rrjetin social, se ky eshte nje proces i karakterizuar nga mungesa e drejtesise, ndershmerise, parimit dhe aq me pak produktivitetit ne Partine Socialiste. “Kjo histori duhet te marre fund! Per mua e koleget e mi! Nuk eshte e drejte, as e ndershme dhe as parimore dhe as produktive, qe kjo te ndodhe. Gojen, Sali Berishes, ja tapos vete”, eshte shprehur Brace. Shkak per reagimin e deputetit te PS-se, jane bere deklaratat e kryeministrit Sali Berisha dhe Kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli. Brace citon ne rrjetin social, ato qe ka degjuar ne seance nga Topalli dhe Berisha, duke shtuar se eshte ndjere keq per komentet qe kane bere kundershtaret e tij politike, ne lidhje me listen e deputeteve te PS-se. “Dje (pardje), jam ndjere keq personalisht! Me keq se kurre ne keto 4 vitet e fundit ne Kuvend! Gjithnje, personalisht! Dy here! Heren e pare, kur Sali Berisha m’u drejtua duke me thene: Ti nuk do te jesh me deputet! Te kane hequr dhe beri me dore shenjen e thikes qe pret koken! Heren e dyte, kur Jozefina Topalli m’u drejtua duke me thene: Ah mor Erjon, kush po ta ze vendin ketu. Ti mbase e ke dashur PS-ne, por ai qe po ta ze, ka luftuar PS-ne!” citon Brace, deklaratat e bera ne seancen e dites se hene ne Kuvend. Me tej, Brace shpreson se Berisha dhe Topalli nuk kane mundesi te vendosin per listat e kandidateve te PS-se, por nga ana tjeter, shton se kjo situate nuk i sherben fitores se Partise Socialiste. “Natyrisht, une di dhe besoj se Sali Berisha dhe Jozefina Topalli, nuk vendosin ne PS! S’kane asnje lloj mundesie te vendosin ne PS!”, shprehet Brace. Vec deputetit Erjon Brace, nga selia roze per ceshtjen e listave kane reaguar dhe deputetet aktuale Asllan Dogjani dhe Marko Bello. Dogjani ka kundershtuar proceduren e ndjekur nga kreu i PS-se, Edi Rama per perzgjedhjen e kandidatit te PS-se ne kete qark, Vexhi Mucmata. Dogjani eshte shprehur se kreu i PS-se ka bere zgjedhjen e kandidateve dhe drejtuesve lokale te PS-se ne kundershtim me statusin e partise procedurat e forumeve te kesaj force politike. Sipas tij, kandidimi i Mucmates ne zgjedhjet e 23 qershorit, ve ne pikepyetje rezultatin e zgjedhjeve ne qarkun e Kukesit. “Nuk e di cfare ka Rama me mua. Kjo me ben habi dhe mua, nese ka menduar se duke derguar ne Kukes nje njeri qe nuk ka asnje kontribut, ai ve ne pikepyetje rezultatin, se pari pasi zhgenjen ata socialiste qe kane krijuar nje lidhje shpirterore me perfaqesuesin e tyre, pasi kemi 8 vjet qe punojme”, eshte shprehur Dogjani per kete ceshtje.