E Diel, 1 Nëntor 2026

Braçe: Dokumentat e publikuara jo sekrete, por tregojnë korrupsion

Partia Socialiste i është përgjigjur sot akzuave të ministrit të mbrojtjes Arben Imami se opozita ka cënuar sigurinë kombëtare pasi ka publikuar dokumenta sekrete.
 

Në një konferencë për shtyp, deputeti i PS-së Erjon Braçe theksoi se PS nuk ka nxjerrë asnjë dokument të klasifikuar si shtetëror, por vetëm materiale që dëshmojnë veprimtari korruptive.

“Nuk kemi bërë publik asnjë dokument i klasifikuar shtetëror, por ishin dokumente të fshehura keq dhe korrupsionit më të keq që ka dalë jashtë kontrollit, për korrupsionin që po vjedh armët, pronat e ushtrisë, më i madhi në historinë e ushtrisë shqiptare” theksoi Braçe.

Deputeti Braçe i kërkoi prokurorisë së përgjithshme që të nisë hetimet për atë që ai e cilësoi si armatosje të SHIU-t me urdhër të ministrit Imami. Ai ka theksuar se prokuroria duhet për përmbush detyrën e saj ligjore për të zhvilluar kontroll në Ministrinë e Mbrojtjes.
 

"Neni 12 thekson se SHIU e ushtron detyrën sipas procedurave të miratuara nga Ministria e Mbrojtjes dhe të miratuara nga prokuroria e përgjithshme që e ka përcaktuar të ushtrojë kontrolle. Prandaj prokuroria duhe të bëjë vetëm detyrën që ka të përcaktuar me ligj” shtoi Braçe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›