SHBA, vret 2 kolegët e tij dhe më pas edhe veten

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Minneapolis të SHBA-së ku një punonjës i Accent Singage Systems, ka vrarë dy kolegë të tij dhe ka plagosur katër të tjerë ndërsa më pas ka vrarë veten.
Ndërkohë ende nuk bëhen të ditura detajet mbi ngjarjen nga policia dhe nuk bëhen të ditur emrat e viktimave. Tre prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë dhe po trajtohen në spital.
“Jemi shumë të trishtuar për atë që ka ndodhur. Është një tragjedi e tmerrshme”, deklaroi kryebashkiaku i Minneapolis, R.T. Rybak.