E Diel, 1 Nëntor 2026

Braçe: Faturat e shkurtit, 40 % më shumë se vlera reale

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, denoncoi dje se abuzimet me faturuat e energjisë elektrike vazhdojnë dhe për muajin shkurt. Braçe theksoi se ashtu si muajt e kaluar OSSH po vijon me të njëjtin ritëm të grabisë qytetarët. Sot u detyrova të paguaj faturën e dytë të energjisë elektrike për këtë vit, ashtu siç mijëra shqiptarë që janë korrekt

me ligjin dhe kompaninë që ofron këtë shërbim publik Fatura e dytë e energjisë, tashmë konfirmon publikisht:  vjedhjen ndaj 1 milion konsumatorëve shqiptarë, përmes çmimit të rritur të energjisë, u shpreh Braçe. Ai theksoi se çmimi i rritur nuk kompensohet, jo vetëm për muajin dhjetor, por OSSH po vjedh me të njëjtin ritëm. Pra fatura e shkurtit nuk ka kthyer mbrapsht asnjë qindarkë të vjedhur në muajin Janar, u shpreh Braçe. Ai theksoi se këto para shkojnë në arkën e shtetit duke qenë se abuzimet e qeverisë e kanë boshatisur atë. Rritja e çmimit të energjisë elektrike ka sjellë si pasojë, rritje të vlerës së faturës së energjisë me gati 30-40%! Pra, çdo familje po paguan prej dy muajsh 30-40% para më shumë për të njëjtën sasi energjie të konsumuar. Kjo rritje është shumë më e madhe se inflacioni 4.4%, apo dhe se rritja e çmimit të energjisë prej 13%, vijoi Braçe. Nisur nga të gjitha këto abuzime Braçe ka theksuar se qytetarët duhet të reagojnë duke protestuar në rrugë. Sipas tij shteti ka dalë nga binarët e ligjit dhe funksionalitetit, Qeveria po dhunon qytetarët dhe nuk ka më frikë nga populli! Sali Berisha, Kryeministri që ka boshatisur arkën e shtetit, ka nevojë të madhe edhe për këto para! Sali Berisha përfaqëson ortakun shqiptar në monopolin OSSH; vjedhja e provuar ka qenë me bashkëpunimin e tij, heshtja në dy muaj shton dyshimet se vjedhja e provuar është kryer dhe me miratimin e tij. kjo rritje kaq e madhe, po rrit shpenzimet e çdo familje për furnizimin me energji elektrike dhe natyrisht po rrit peshën e shpenzimeve për energjinë në shpenzimet jetike familjare duke cenuar rëndë standardin e jetesës 3-faturat e reja të muajit shkurt, janë edhe më të mëdha në vlerë parash se ato të janarit. Kjo, në kushtet e një kursimi  të deklaruar nga pjesa dërrmuese e konsumatorëve familjare!, theksoi Braçe. Sipas tij, ky fakt, shton dyshimet për grumbullim të kilovatëve të energjisë së konsumuar në nëntor- dhjetor, nëpër sahatet matës familjare, për tu faturuar me çmimin e ri e të shtrenjtë në janar- shkurt. Ai i bëri thirrje çdo qytetari të verifikojë në faturat e nëntor dhjetorit pikërisht këtë

Last Updated on E Merkure, 10 Mars 2010 22:30

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›