SHBA-ja heq kufizimet tregtare për internetin
Shtetet e Bashkuara do të heqin disa kufizime tregtare ndaj Iranit, Sudanit dhe Kubës në një përpjekje për të inkurajuar përdorimin e internetit në këto vende.
Amerikanët do të heqin kufizimet mbi eksportin e teknologjisë së internetit dhe të përdorimit të rrjeteve sociale në këto tri vende.
Një zyrtar i Departamentit të Shtetit tha se qeveria amerikane po bënte investime të mëdha në teknologji për t'iu mundësuar njerëzve përdorimin e internetit, pavarësisht nga masat e qeverive në këto vende për ta bllokuar atë. Liria e internetit po shndërrohet me shpejtësi në një nga parimet e politikës së jashtme amerikane.