Braçe: Ja faktet për përmbytjet, qeveria fajtore
Ai theksoi se në fund të dhjetorit kuotat në Fierzë ishin maksimale, ndërsa qeveria nuk kishte marrë masa për menaxhuar situatën. Para anëtarëve të Asamblesë, Braçe bëri një rezyme të situatës para përmbytjeve, duke theksuar se qeveria ishte në dijeni të ndryshimeve të menjëhershme klimaterike, çka do të ndikonte në rritjen e prurjeve për shkak të shkrirjes së borës. “Në fund të dhjetorit Fierza arriti në kuota kritike, por ministri Dritan Prifti nuk mblodhi komisionin e Posaçëm për menaxhimin e situatës", u shpreh Braçe, duke shtuar se janë shkelur rregullat në tre TEC-e e vendit. Deputeti socialist, tha më tej se më 27 dhjetor mungojnë të dhënat për hidrocentralet dhe këto janë fshehur-sipas Braçes- me urdhër të kryeministrit Berisha.