Rama: Sot kemi arsye për largimin e qeverisë
“Sot kemi arsye madhore për rënien e kësaj qeverie. Çfarë duhet të presim nga kjo qeveri? Pse Shqipëria të tolerojë këtë qeveri që vret dhe shemb?”, theksoi ndër të tjerash kreu socialist. Ai shtoi se Shkodra u përmbyt nga marrëzia e kësaj qeverie. Ajo akuzoi edhe kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli, e cila sipas Ramës po tenton të kryej diversion brenda deputetëve të opozitës. Duket se Rama nuk ka dhënë shpresë për hyrjen e deputetëve të opozitës në Kuvend, ndërsa ka shtuar se “hapja e kutive lufta jonë për jetesë”.