Braçe: Ja monopolet dhe oligopolet e lidhura me qeverinë
“Prodhimi, transmetimi, shpërndarja e shitja e energjisë elektrike janë monopol ! KESH-monopol i Qeverisë, OST-monopol i Qeverisë, OSSH-monopol i Qeverisë dhe një privati të përzgjedhur prej saj!”, tha ai.
Nënkryetari i grupit të PS, përmendi edhe tregtimin e naftës dhe gazit si një tjetër monopol në vend. Një tjetër monopol ose oligopol sipas Braçes, janë edhe kompanitë telefonike.
“Ndërtimi i rrugëve, shkollave, spitaleve, ujësjellësve e kanalizimeve, është oligopol i disa privatëve ku qeveria dërgon, me gara të korruptuara, paratë publike të taksave të shqiptarëve. Qeveria ua jep kontratat qeveritare 4-5 kompanive, klientë politikë të saj. Qeveria, ka urdhëruar përqendrimin edhe më të kontratave dhe para tek këta, kur me vendim ka përjashtuar nga tregu dhjetëra kompani që sipas saj nuk kanë realizuar një kontratë të mëparshëm në 70% të vlerës së saj. E gjitha kur ka mbi një vit që nuk i paguan! Ndaj shqiptarët do të paguajnë çdo km rrugë më shtrenjtë, nga 2-15 milion euro. Nuk janë pak, por 750 milion euro/vit”, tha ai.
Deputeti opozitar tha gjithashtu se edhe 8 tregje të tjera, i importit të grurit/prodhimit dhe shitjes së miellit për bukë, i duhanit, i çimentos, i transportit ajror, i menaxhimit të aeroporteve, i shërbimit/kolaudimit të automjeteve, i menaxhimit të porteve detare, i pullave fiskale, i ilaçeve të rimbursueshme, makinave që kontrakton Qeveria, janë monopol/oligopol/ “pa konkurrencë i disa privatëve, përgjithësisht të zgjedhur nga Qeveria politikisht, në gara të korruptuara ku sërish Qeveria ka pjesën e saj”.