Brace: KQZ po kryen vepër penale, Berisha gënjeu
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Brace në një prononcim për mediat nga selia e PS përgënjeshtroi fjalën e kryeministrit Berisha kur e cilësoi KQZ se funksionon si KZAZ. Sipas Braces KQZ po kryen një vepër penale.
“Cdo shqiptar në veri apo jug, në qytet apo fshat që ndoqi kryeministrin në një gjendje të paqendrueshme emocionale dhe mentale. Sipas tij KQZ po funksionin si KZAZ, gënjen. KQZ nuk legjitimohet si KZAZ, për asnjë qytet. KQZ po merr atribute të paqëna dhe po kryen vepër penale. 4 anëtarët do mbajnë përgjegjësi penale”, tha Brace.
Deputeti i majtë akuzoi edhe njëherë KQZ-në se nuk po numëron vota, por po i manipulon ato.
“KQZ po manipulon rezultatin e zgjedhjeve për Tiranën, prandaj po kryen vepër penale. Votat që po numëron KQZ janë numëruar njëherë si të pavlefshme dhe janë shënuar në procesverbalet përkatëse. KQZ në këto momente po kundërshton KZAZ dhe do mbajë përgjegjësi direkte Arben Ristani dhe 3 anëtarët e tjerë”, tha Brace më tej.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Brace: KQZ po kryen vepër penale, Berisha gënjeu