E Diel, 1 Nëntor 2026

Brace: Lalzi, fshati turistik i qeverise

Partia Socialiste akuzoi dje se asfaltimi i rruges ne Gjirin e Lalzit, jo vetem qe nuk eshte bere brenda afateve te premtuara nga qeveria, por dhe se po shfrytezohet nga qeveria per te rritur vleren e pronave te saj, te perfituara ne menyre te paligjshme. Nenkryetari i grupit socialist, Brace u shpreh se po ne menyre te paligjshme, qeveria i bleu tokat ne kete zone per nje cope buke nga banoret e varfer te zones. "Fundi i rruges eshte ne fshatin e qeverise. Nuk e kam fjalen per fshatin e vjeter dhe banoret autoktone. E kam fjalen per fshatin e luksit ku banon e ruhet me roje, vajza e kryeministrit, kunati i kryeministrit, e disa ministra", akuzoi Brace, duke theksuar se investimi per asfaltimin e kesaj rruge me nje vlere prej 870 milione lekesh, u premtua se do te perfundonte ne janar te ketij viti. Por dhe kete here sipas tij, qeveria deshtoi ne arritjen e objektivave te vena. E. Arapi

“Lejen per fshatin, e dha PS ne 2001"

Partia Demokratike tha dje se deputeti i PS, Brace genjen kur deklaron se fshati turistik ne gjirin e Lalezit, eshte ne pronesi te familjes se kryeministrit Berisha. Zedhenesi i PD, Bogdani akuzoi kryetarin e PS-se, Ramen dhe deputetin Brace se nuk kane as princip dhe as moral, vetem perdorin genjeshtrat e tyre per te bere politike. "Me vetedije Rama genjen qytetaret shqiptare, kur nuk thote se fshati turistik LURA eshte me leje te leshuar ne vitin 2001, nga qeveria socialiste", theksoi ne deklaraten e tij Bogdani. Ai i ka bere thirrje Rames, qe te ndermarre nje udhetim turistik nga Jugu ne Veri per te pare investimet e kesaj qeverisjeje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›