E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Vendosim fatin e gjenerates se re"

Kryetari socialist Edi Rama, nga qyteti naftetar i Patosit ka vazhduar turin e takimeve "Vullnetaret e bashkimit te ri per ndryshim", per ta vijuar me pas ne qytetin e Fierit. Ne qender te komunikimit te tij me qytetaret, kreu socialist ka vene endrren e parealizuar te shqiptareve per te qene si gjithe Evropa, e cila edhe pas 18 viteve, vijon te mbetet nje molle e ndaluar dhe per ata, qe tani jane ne moshe madhore dhe atehere ishin te sapolindur. "Guximi per te shpresuar tek vetja dhe njeri-tjetri, vetedija per fuqine e ndryshimit qe mund te gjenerojme permes nje bashkimi te ri ne kete udhekryq historik, ku vendoset fati i gjenerates se re, bindja se Shqiperia nuk mund te humbase edhe 4 vjet te tjera, duke mbetur ne te njejtat duar te paafta, te papergjegjshme e te korruptuara, do t'i japin shumices se pa pushtetshme forcen, per t'i dhene pushtet endrres se saj te parealizuar", ka qene deklarata e djeshme e Rames ne Patos. Per te, kjo force e re shqiptaresh e shqiptaresh te bashkuar, pertej flamujve e kufijve te vjeter te partive, do te ta coje PS-ne, jo vetem ne fitoren e zgjedhjeve ne 28 qershor, po mbi te gjitha ne ndarjen me te shkuaren qe prej 18 vjetesh, nuk le shqiptaret te prekim te ardhmen. Rama ka pohuar nder te tjera se shqiptaret duhet te zgjedhin per ne Parlament njerezit e afte, ata te cilet per zgjedhesit te jene krenaria dhe jo turpi. "Politikanet e sotem kane perhapur mes tyre frymen e urrejtjes dhe te shperfilljes. Ju per 18 vjet me radhe jeni genjyer e po genjeheni, nga politika e vjeter e politikaneve", deklaroi Rama . "Ky popull nuk mund te mashtrohet nga nje qeveri oborrtare e klientesh, te pushtetit te nje njeriu te vetem. Kjo qeveri, eshte njolla e zeze ne keto 18 vjet per anafalbetizmin, varferine, papunesine prapambetjen, dhunen dhe korrupsionin. Vit pas viti, varferia po pushton familjet shqiptare. Injoranca po ecen perpara drejt karrigeve", tha Rama. Sipas tij, qeveria e Berishes u votua kater vjet me pare si qeveria e duarve te pastra, por sot eshte mali i puneve te pista, me Berishen tutor. "Qytetaret e ketij vendi kane nevoje per nje politike te re, qe t'u jape arsyet per te kthyer faqen e dasise 18-vjecare dhe per t'u bere bashke, me koken nga e ardhmja, ne radhe te pare si shqiptare e shqiptare, si prinder, gjysher, niper e mbesa familjesh me njeqind halle te lidhura me prapambetjen e Shqiperise dhe pastaj edhe si socialiste e demokrate, qe po njesoj vuajne mungesen e dritave, te ujit, te punes, te shpreses, pavaresisht se kush eshte ne pushtet", tha Rama. Ai ka premtuar se do ta clirojne konkurrencen, duke nxitur sipermarrjen, jo me format primitive te crregullimit total qe kryeministri Berisha i quan heqje barrierash, po me barazi shansesh e trajtim te barabarte "duke mos ndertuar nje tjeter oborr qeveritar per kapitalizmin familjar po duke i dhene kapitalizmit shqiptar permasen e ambicieve e te talentit sipermarres te njerezve tane, pa dallim bindjesh politike". Rama ka qene i shoqeruar nga koordinatorja e PS-se per Qarkun e Fierit Ermelinda Meksi si dhe deputetet Ruci, Caci, Xhafa, Bufi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›