Berisha: Mediu, jo i implikuar

Ne nje interviste per "VOA"-n, kryeministri Sali Berisha, nuk ka munguar te shprehet ne lidhje me tragjedine e Gerdecit, duke deklaruar se ndaj ish-ministrit Mediu, nuk ka asnje implikim per korrupsion. Pavaresisht se per te, hetimi ka nje vit qe zgjat dhe ka vetem akuza mediatike. Nderkohe qe ne lidhje me Bashen, ai eshte shprehur se nuk ka precedent te gjykimit kolektiv. Por nuk le pa shigjetuar drejtesine shqiptare, e cila sipas tij po fle ne jo me pak se mbi 400 dosje korrupsioni, te qeverisjes se kaluar socialiste. Nderkohe ai nuk ka munguar te sulmoje kreun socialist Rama dhe disa media qe sipas Berishes, kane perfituar ne ndertime, apo presin te behen deputete.
Ju erdhet ne pushtet ne emer te luftes kunder korrupsionit dhe bete premtime te medha ne ate kohe. Ndersa mandatit tuaj te pare po i afrohet fundi, a jeni ne gjendje te shkoni para elektoratit dhe te thoni: Po, une Sali Berisha i mbajta premtimet qe ju bera per luften kunder korrupsionit?
Absolutisht po, dhe me faktet me te pamohueshme. Cilat jane? Le te me gjeje kush nje qeveri tjeter qe ne 3 vjet te kete vjele ne proporcion, 3.2 miliarde dollare nga taksat dhe tatimet, qe te kete shkurtuar nga 3% me 2% te prodhimit te brendshem, shpenzimet e administrates, qe te kete kursyer mbi 500 milione euro ne prokurime, ne 3 vjet, pra pa llogaritur kete vit. Jane rreth 4 miliarde dollare me shume se c'ishin 3 vjet me pare. E dyta. Ka nje organizate qe vlereson korrupsionin. Cfare thote Transparency International? Qeveria e Sali Berishes ishte kampione ne reformat e saj, kunder korrupsionit dhe se keto reforma, Shqiperine, nga 24 vendet me te korruptuara te planetit, e bene qe te lere mbrapa 95 vende, te vleresohet si me e mira ne rajon, si nder 10 vendet me te suksesshme per luften kunder tij, vitin qe kaloi. A ka korrupsion? Serish ka korrupsion. Por a ka nje beteje ne vazhdim kunder korrupsionit? Absolutisht po. Duke filluar nga janari i ketij viti, Shqiperia behet i vetmi vend ne planet, qe ndalon te gjitha format e tjera te prokurimit, pervec prokurimit elektronik. Edhe te tjere bejne prokurime elektronike, por i aplikojne vetem pjeserisht, kurse ne plotesisht. A ka avancime te tjera? Kemi hequr dy te tretat e licencave dhe lejeve si cerdhe korrupsioni. Ato qe kane mbetur me USAID-in po i grupojme ne nje One-Stop-Shop. Pra, kjo eshte nje beteje e vazhdueshme. Jane penalizuar mbi 160 zyrtare te te gjitha niveleve, c'ka do te thote se edhe ligji po behet per ata qe preken nga korrupsioni.
Megjithate, si politikan, ju jeni i vetedijshem per ceshtjen e imazhit. Imazhi i Shqiperise eshte ende ai i nje vendi me korrupsion te perhapur. Qeveria juaj ka dy ministra, njeri i dorehequr, tjetri nen hetime, me raste madhore, sic eshte ceshtja e Gerdecit dhe pershtypja eshte qe qeveria s'po ndihmon sa duhet, per zbardhjen e tyre...?
Ju jeni gazetar. Ne qofte se bejme nje kontroll ne te gjithe historine e drejtesise boterore, qe nga koha romake e deri sot, nuk gjen nje rast te vetem, me perjashtim te ketij qe ndodhi ne Shqiperi, qe te gjykohen aktet kolektive. Ne qofte se shkohet ne nje absurd te tille, ku cdo gje tjeter vec parimit, ka mundesi, atehere kjo eshte ceshtje jo e qeverise. Per rastin e rruges, cdo akt, cdo vendim eshte absolutisht kolektiv. Pra, cdo qendrim tjeter eshte ne thyerje te parimeve me themelore te te gjitha koherave. Megjithate, pavaresisht nga kjo, eshte kjo shumice qe i ka hequr imunitetin ministrit, ne perputhje me zotimin e saj te plote, se cdo kerkese e Prokurorise per heqje imuniteti, do te gjeje miratimin e saj. Se dyti, per Gerdecin, ka nje vit qe botohen me qindra e qindra artikuj, nuk kane qene ne gjendje te faktojne as edhe elementin me te vogel te implikimit per korrupsion te zotit (Fatmir) Mediu. Kam qene i pari, e kam shtyre dhe kam bere cdo perpjekje qe Prokuroria ta hetoje ne menyren me te gjithanshme. I kam thene zotit Fatmir Mediu, qe ne qofte se ka nje njeri ne bote, qe ka nevoje te hetohet, je ti. Dhe ka dhene doreheqjen. I kemi hequr imunitetin. Por ata qe paraqiten kerkesen per imunitet, ne menyre teresisht sikunder s'duhet te ishte, se ky ka anashkaluar ushtrine, ne nje kohe kur jane mbi 30 dokumente, ku secili prej tyre ka jo me pak se 4 deri ne 6 firma ushtarakesh, ata fyejne kombin e tyre, fyejne parimet me te cilat drejtojne, sepse ne nje vend te lire, ne nje shoqeri te lire, mund te besh politike me kete menyre, por nuk ben dot kurre drejtesi. Por cfare ishte ceshtja? A ishte ushtarake, apo jo? Aq sa eshte predha ushtarake, aq sa eshte baruti ushtarak, aq sa eshte depoja ushtarake, te gjitha keto ishin ushtarake. Pra, u perzgjodh nje linje, e cila vetem pergjegjesine nuk e nxjerr. Megjithate, ne qofte se kemi reaguar, kemi reaguar se ajo ishte nje fyerje, ishte nje papergjegjshmeri ekstreme, qe mund te behej. Te gjithe ishim dakord te hetohej. Por, te spostosh te tjeret, do te thote te devijosh nxjerrjen e pergjegjesive. Perse? Vetem e vetem, se ne hierarkine e tyre, dikush, diku, duhej te dilte krejtesisht i paprekur. Kjo eshte jashtezakonisht e demshme per hetimin.
Marredheniet tuaja me shtypin, me drejtesine. A eshte Sali Berisha sic kritikohet ne shtyp, qe kerkon t'i veje nen kontroll, shtypin dhe drejtesine?
Marredheniet jane te shkelqyera. Kjo qeveri i ka krijuar hapesiren me te madhe drejtesise. Sa zyrtare te kesaj qeveria jane penalizuare? Sa jane burgosur? Ndonese flihet mbi dosje te medha korrupsioni te qeverise se meparshme, dhe jane jo me pak se 400, eshte kjo qeveri e cila e falenderon drejtesine, se gjykon dhe se la menjane pacenueshmerine, e cila rrenon me shume se gjithcka tjeter, moralin e nje shoqerie. Une u kam thene disa here, publikisht dhe privatisht bashkepunetoreve te mi se, e keqja e madhe e vendit do te ishte po te mos denonin. Ata denojne ne menyre asimetrike, dhe natyrisht pushteti duhet mbajtur me pergjegjes. Pra, nuk ka ne menyre absolute nderhyrjeje. Cili proces eshte bllokuar nga kjo qeveri? E kunderta eshte e vertete. Shumica e ketyre proceseve kane ne origjine dosje te derguara nga kjo qeveri. Se dyti, mediat. Me thoni, a dini ndonje vend tjeter, ku administrata te kete ndaluar padine civile, apo penale ndaj gazetareve? Cfaredo qe ata te shkruajne, cfaredo qe ata te botojne qe administrata te kete ndaluar, t'u kerkoje burimin e informacionit mediave? Ky eshte standardi qe solli qeveria ime ndaj mediave dhe ky standard ka pasur nje efekt jashtezakonisht pozitiv ne shoqeri. Ne qofte se perpara administrata kishte qindra procese ndaj gazetareve, ne qofte se perpara kontrollonte mediat ne teresi, sot, shihe kryetarin e opozites, eshte mizor ne kontrollin e tre mediave. Njeres i jep hyrjen e Tiranes, tjetres i thote se do te jesh ne krye te listes se deputeteve, do te behesh ministre etj,. Pra i kontrollon ne menyre barbare. U con qindra mesazhe ne dite. Pyeti koleget e tu gazetare, se sa vuajne nga kjo. Pyeti, a kane marre ndonje nga qeveria apo zyra. Absolutisht as kane marre, dhe as do te marrin. Pra ka procese? As edhe nje. Cfare ndodhi? Edhe qytetaret nuk i padisin me. Dhe me behet shume qejfi. Se nuk eshte rrugezgjidhje, sado qe edhe gazetaret gabojne kur shpifin, gabojne kur thone gjera te paqena, por e verteta eshte se gjyqet ndaj tyre nuk jane rrugezgjidhje.
Edhe nje pyetje te fundit. Ne gati 2 dekadat e fundit ju jeni marre intensivisht me politike dhe eshte e veshtire te gjesh nje zhvillim politik ne Shqiperi qe nuk mban vulen tuaj, ose emrin tuaj direkt, ose indirekt. Nese do te flasim sot per trashegimine tuaj me te madhe, cila do te ishte ajo? Do te ishte anetaresimi i Shqiperise ne NATO, rruga Durres-Kukes, apo dicka tjeter?
Une besoj se kjo eshte nje pyetje qe po i behet nje njeriu, i cili kurre nuk mendon per historine, por vetem per njerezit dhe per jeten e tyre te perditshme. Megjithate, nuk mund te them se pas 20 vjetesh, po te kthesh koken prapa, nuk sheh qe eshte nje Shqiperi 20 here me e ndryshme. Kjo eshte e verteta, pavaresisht nga veshtiresite qe ka. Une besoj se jam perpjekur me te gjitha forcat qe te jem serioz me reformat. Keto kane bere qe Shqiperia te kete shprese ne ekonomine e saj. Une besoj se reformat bene qe integrimi te ece. Kjo eshte e vertete. Mund te them, se pa mbeshtetjen e Shteteve te Bashkuara nuk do ta merrnim anetaresine ne NATO, por edhe pa reformat tona dhe pa suksesin e tyre, nuk do ta merrnim anetaresimin. Une jam deshmitar i shume e shume takimeve keto tre vjet, i nje skepticizmi qe ekzistonte qysh ne fillim. Pra, edhe procesi i integrimit eshte nje gje qe... nuk mund te them se eshte trashegimi e imja, por eshte perpjekje e perbashket dhe une kam luajtur ate rol qe me ka takuar te luaj. Perndryshe, edhe nje here e theksoj, se historia eshte e shkuar, e ardhmja eshte pasioni im.
Marre me shkurtime nga VOA
"Me Obamen, marredhenie me dimensione te reja"
"Mesazhi eshte qe, me administraten e Presidentit Obama, marredheniet me Shqiperine do te jene te shkelqyera dhe do te njohim zhvillime dhe dimensione te reja". Ky ka qene vleresimi i kryeministrit Berisha, i cili teksa ka bere bilancin e vizites se tij ne SHBA ku mori pjese ne Mengjesin e Lutjeve, e ka cilesuar shume te frytshme. "Une mund te them, se ne te gjithe takimin me Sekretaren e Shtetit u diskutua per Shqiperine, si per nje vend per te cilin njohurite ishin shume te medha dhe si per nje vend, per te cilin, ndjenjat ishin me miqesore, pra te krijohej pershtypja se je ne vazhdim te nje takimi te meparshem", tha Berisha. Teksa eshte shprehur se kete mesazh ia shprehu dhe Hillari Klinton, duke e siguruar, se asnje komb tjeter nuk eshte gezuar me shume se kombi shqiptar, per emerimin e saj ne ate detyre.