Meta: Program per forcimin e familjes shqiptare
Kryetari i LSI-se, Ilir Meta u shpreh dje i angazhuar per te garantuar nje perfaqesim shume domethenes te grave ne Parlament, dhe qeverisjen e ardhshme. I pranishem ne takimin organizativ me Levizjen e Gruas per Integrim (LGI), Meta theksoi se nuk mund te kete nje ndryshim te pozites se gruas, pa nje lufte te programuar kunder varferise, pa nje lufte kunder monopoleve, te cilat jane arsye kryesore qe thellojne varferine dhe ndarjen kryesore ne shoqerine tone. "Ju siguroj per angazhimin tim te plote, per angazhimin e LSI-se, ndaj dua te ftoje LGI-ne qe te shtoje dhe te forcoje rolin e saj ne LSI, ashtu sikurse ne LRI ne krenohemi me vajzat, qe prej vitesh luajne nje rol te madh per fuqizimin e kesaj levizje", theksoi ai. Meta premtoi se partia qe ai drejton, do te kete nje program konkret per forcimin e familjes shqiptare, e cila kerkon jo vetem nje rritje te autoritetit te gruas dhe nenes, por edhe nje mbeshtetje per te realizuar kete rritje te autoritetit te saj edhe nga ana e shtetit dhe qeverise, me politika sociale dhe konkrete. "Ky angazhim tregon edhe nje goditje kunder varferise ne familje, sidomos ne te gjitha ato raste, kur grate apo nenat ne raste te ndryshme, jane edhe kryefamiljare dhe kane nje pergjegjesi shume me te larte per familjen e tyre dhe per femijet e tyre", u shpreh ai.
Beqja: "Sherbimi shendetesor ka marre fund"
Nensekretari per Programin ne PS, Ilir Beqja u ankua dje per situaten teper te veshtire te sherbimit shendetesor ne vend. Sipas tij, shqiptareve iu premtua reforme, por ne fakt realiteti eshte krejt ndryshe. "Sherbimi i pediatrise nuk eshte ne gjendje te perballoje numrin e femijeve te semure me grip. Ne kulmin e aktivizimit te virozave gripale, autoritetet kujtohen te keshillojne, perdorim te lengjeve", u shpreh ai. Sipas Beqjes, nuk mund te flitet per reforma ne shendetesi, kur spitalet e qyteteve nuk arrijne te kryejne nderhyrjet me te thjeshta, duke e vene jeten e qytetareve seriozisht ne rrezik, nga pakujdesia.
Lutaj: "Po emerohen militante e zetorista"
Nga selia roze, deputeti Pirro Lutaj kritikoi emerimet e bera se fundmi ne strukturat e Policise se Shtetit. Sipas tij, cdo dite e me shume, qeveria e djathte po krijon policine elektorale, ne vend te vendosjes se personave te specializuar, deri zetorista. Madje ai ka leshuar akuza te forta, ne drejtim te te emeruarve, duke deklaruar se jane dhe te akuzuar per vepra penale. Ne keto kushte, Lutaj u shpreh se rrezikohet perkeqesimi i situates se krimeve dhe trafiqeve. Ne replike me kete deklarate, Ministria e Brendshme reagoi duke theksuar, se per here te pare Policia e Shtetit largoi nga radhet e saj, ata qe bashkepunonin me trafikantet e armeve dhe droges.