E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besnik Paca, kur treni te con ne drejtimin e gabuar

Ne nje kohe me dramat, gezimet e zhgenjimet, ne nje kohe me plagen e madhe e te pasherueshme te emigracionit, nje dhimbje qe mbart sakrifica per nje jete me te mire behet domethenia e 28 vjecarit nga Hasi, Besnik Paca. I detyruar te marre rrugen e kurbetit, nga kushtet e veshtira ekonomike, me qellimin e vetem qe t'i behet krahe familjes, Besniku niset drejt shtetit italian. Me 20 shtator te vitit 1998, le ne mes nje enderr, shkollen, ku vazhdonte Inxhinierine Pyjore ne Shkoder, nis rrugetimin e tij drejt Italise, se bashku me djalin e dajes.

Udhetimi ka qene deri ne Bari te Italise ne stacionin e trenit dhe me pas u shkeputen nga grupi. Ne ato momente, ai hipen ne tren per te pyetur se ku shkonte. Fatkeqesisht dyert mbyllen dhe ai mbetet brenda. Djali i dajes i pyetur nga familjaret nuk e dinte se ku shkonte treni, me pas vazhduan rrugen se mos ndoshta takoheshin ne Milano ose ne Angli. Grupi perbehej nga tre veta, Besniku, Behari dhe nje shoku i tyre. Djali i dajes thote se ne Itali kane qendruar 2-3 dite ne Milano. Besniku me vete nuk ka pasur asnje dokument pervec nje certifikate kosovare, me te njejtin emer. Por, telefonata te shumta vijne ne drejtim te emisionit "Njerez te Humbur" per fatin e Besnik Paces, deshmi te shumta, hipoteza per nje vendndodhje te tij ne shtetin italian, pikerisht nga vendi ku shenohen gjurmet e fundit te jetes se tij. Por nje mori telefonatash pati per te ndihmuar per itenerarin e trenit qe Besniku mori dhe qe prej atij momenti, nuk dihet me per te. Por nje deshmi te qarte jep dhe djali i dajes se tij, Behar Metalia i cili ka qene dhe personi i fundit qe e ka pare.

Ne muajin shtator 1998, ai se bashku me Besnikun si dhe me Ismet Bakciu, Kujtim Bakciu dhe djalin e Myrto Bakciut, te quajtur Gezim Bakciu, jane nisur nga Hasi per ne Vlore qe te kalonin ilegalisht me skaf per ne Itali. Do te shkonin ne Milano, tek disa te aferm. Ne Vlore kane qendruar dy net dhe pas kesaj kane hipur me nje skaf rreth 20 veta dhe jane nisur ne brigjet italiane. Se ku kane zbritur ai nuk e dinte, por mbante mend se nga bregu ku kane ndaluar kane bere rreth nje ore rruge ne kembe. Aty kane ndaluar ne nje kanal buze rruge ku ka ardhur nje italian me taksi dhe te gjashte djemte kane hipur ne te. Taksixhiu i ka lene ne afersi te Stacionit te Trenit ne Foxhia. Me taksi kane udhetuar rreth nje ore, deri ne Foxhia. Mbasi kane paguar taksixhiun, kane hyre brenda ne stacion dhe kane shkuar tek platforma. Bileta nuk kane prere pasi kishin frike mos i kapte policia. U ndane ne platforme dy nga dy ne largesi 15-20 metra per te mos terhequr vemendjen. Me platforme vinin dhe iknin trena por ata nuk dinin cilit tren ti hipnin per ne Milano. Rreth 15-30 minuta si hyne ne stacion, ndalon nje tren para tyre dhe Besniku meqe dinte pak italisht, hipen per te pyetur se per ku nisej ai tren. Mbas pak ai vjen per te dale, por dyert e vagonit u mbyllen dhe ai ngeli brenda dhe treni u nis por se per ku askush nuk e di. Mbas pak ata kane mundur te gjejne trenin per ne Milano dhe kane hipur ne te duke zbritur ne stacionin e Milanos. Qe nga ajo kohe nuk jane takuar me me Besnikun dhe nuk dine ndonje gje per te. Me vone kur jane takuar me te afermit ne Milano, kane konstatuar se Besniku nuk kishte ardhur aty. Por nje telefonate direkte ne transmetim, duket se rikthen serish shpresat te familjaret e tij, duke perqendruar vemendjen prape ne shtetin italian.

Klement Metushi, fati i fshehur pas nje identiteti te rreme

E nderkohe qe ne vargun e historive per shqiptaret e larguar me "taksite e vdekjes" drejt destinacioneve te ndryshme, nje histori tjeter qe mbart plage te thella prezantohet ne emisionin "Njerez te Humbur". Nje 34-vjecar nga Kucova i quajtur Klement Metushi, i detyruar si shume bashkemoshatare te tjere, niset drejt shtetit helen. I larguar qe ne janar te vitit 1992 se bashku me vellane e tij, Ilirin qendrojne rreth nje vit ne Selanik dhe me pas kthehen ne Shqiperi ku qendron rreth 5 dite dhe largohet serish.

Ata kane qendruar se bashku rreth 2 vjet dhe me pas u ndane per arsye te punes. Iliri u kap nga policia pasi nuk kishte dokumente, ndersa Klementi jetonte vetem tek nje person i cili quhej Horalambos Lambrinos. Ky person i kishte siguruar shtepi. Kur Iliri del nga burgu e kthejne ne Shqiperi ku qendron disa kohe dhe me pas kur ai shkon serish ne Greqi nuk e gjen Klementin atje. Sipas Hari Lambrinos, Klementi eshte larguar me nje taksi, ku ka marre te gjitha rrobat dhe gjerat e tij. Nga ky moment nuk dihet me asgje per fatin e Klementit. Hari i ka dhene Klementit nje pasaporte te nje djali, i cili ishte larguar nga jeta dhe kishte moshen e Klementit dhe ngjante shume me te. Kete pasaporte Klementi e perdorte ne Greqi pa problem, dhe levizte me te. Por a ka pasur ndonje problem Klementi me perdorimin e nje tjeter identiteti, a e ka perdorur dikush per ta perfshire ne telashe? Kjo pritet te zbulohet ne javet ne vazhdim ne emisionin "Njerez te humbur".

"Njerez te humbur" gjen brenda dy oresh 72 vjecare nga Tirana

Mbremja e se premtes ne televizionin Klan, solli nje takim te vecante dhe te mbushur me surpriza vetem ne emisionin "Njerez te Humbur" lajtmotivi i se ciles ishte "fjala gjetje". Tabloja e realitetit te hidhur te ketyre familjeve qe kerkojne njeri-tjetrin, te humbur ne dekada, u thye qe ne minutat e para, ku gjithe studioja u perfshi nga emocione te forta te gjetjes se 72 vjecares nga Tirana, e cila rezultonte e humbur ne rrethana misterioze per familjen qe prej disa ditesh. Per Naime Hasen, nje nene shqiptare qe per arsye misterioze, humb gjurmet stafi i gazetareve, ne varesi te gjithe informacioneve te akumuluara gjate transmetimit te drejtperdrejte, realizon ne momente rekord gjetjen finale te se premtes mbrema. Naime Hasa e lindur me 18 mars te vitit 1938 ne Lanabregas, komuna Dajt, Tirane ishte larguar nga familja qe prej 4 shkurtit te ketij viti, per ne drejtim te paditur, pa asnje hamendesim te mundshem per arsyet. Por, sipas familjareve thuhet se Naimja largohej shpesh nga shtepia dhe shkonte tek motra ose vajza e saj. Sipas deshmise qe dhane familjaret nje dite para se ajo te humbiste, i kishte thene bashkeshortit se do te shkonte ne Tirane. "Njerez te humbur" mbyll nje tjeter nate, me surpriza dhe emocione, naten e se premtes mbrema.

Shenim:

Per cdo informacion rreth ketyre personave vizitoni faqen zyrtare www.njereztehumbur.com, kontaktoni me redaksine e emisionit "Njerez te humbur" ne nr. telefonit: +355 42 347 822/823/824/825 ose shkruani ne posten elektronike: aidashtino@njereztehumbur.com


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›